Wollfarth: Shpejt reformat në gjyqsor, në parlament dhe mbi imunitetin!

Eugen Wollfarth
TIRANË - Pas takimit mbi pjesëmarrjen e gruas në politikë, ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth u pyet nga gazetarët edhe mbi reformën zgjedhore, pikërisht tani pas zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.
Reforma zgjedhore është me rëndësi për besueshmërinë e sistemit zgjedhor. Ndaj duhet të mbyllet reforma zgjedhore! Pas zgjedhjes së Presidentit, politika të punojë për reformat! Punë kjo që do të bëhet në bashkëpunim me OSBE-ODHIR, u shpreh Wollfarth.
Duke theksuar se reformat më të rëndësishme janë ato në gjyqësor, në rregulloren e parlamentit dhe në heqjen e imunitetit të zyrtarëve publikë. /M.A/