E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Sfida e PS-së, transformimi i qeverisjes

Edi Rama

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke folur në tryezën për Telekomunikacionet dhe Inovacionin Teknologjik u shpreh se në programin politik të opozitës teknologjia e re do të përdoret për transformimin e qeverisjes apo siç ai e quajti rivendosjen e demokracisë.

Sfida është transformimi i qeverisjes nga një qeverisje primitive arkaike tërësisht e pamundur për të ofruar shërbime të cilësisë dhe standardeve evropiane, e cila nuk bazohet në informacion të besueshëm, tha Rama duke shtuar se informacioni i besueshëm dhe regjistrime të sakta do të jenë bazë në qeverisjen e socialistëve.

Lideri i opozitës duke nënvizuar se teknologjia e re do të përdoret për të kapërcyer hendeqet, tha se programi i PS-së është realist. Nuk duam të bëjmë një program premtimesh por një program angazhimesh të detajuara dhe realiste, tha ai.

Duke shtuar se Shqipëria ende nuk ka një kadastër efektive dhe një inventar mbi pronësinë mbi territorin mbi pasurit e këtij vendi, inovacioni dhe teknologjitë e reja janë një fuqi e re u shpreh Rama të cilat duhet të shërbejnë për të shembur barrierat që ekzistojnë mes qytetarëve. Këto barriera, tha ia diferencojnë shqiptarët edhe në drejtimin e kujdesit shëndetësor dhe në eksesin dhe nivelin e arsimit.

Synojmë brenda mandati të parë të zbatojmë një sistem të plotë dixhital për arsimin, ku pjesë të jetë çdo nxënës dhe çdo student. Shërbim publik shëndetësore për të gjithë qytetarët pavarësisht nëse janë apo jo të siguruar apo janë apo nuk janë të punësuar. Do të ulet kostoja e korrupsioni dhe shpërdorimit në sistem. Dosja elektronike shëndetësore e çdo qytetari është pjesë e këtij synimi dhe është element themelet për shërbimin kombëtar shëndetësor që është një nga angazhimet kryesore për një rilindje shqiptare, tha kreu i PS-së gjatë diskutimeve në tryezë. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›