E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Numri i bizneseve me teknologji më të re, i kufizuar

Kryetari i PS-së Edi Rama ka deklaruar se inovacioni në Shqipëri mbetet një përpjekje që ende nuk ka afektuar mënyrën e funksionimit të shtetit shqiptar.
 

Duke folur në tryezën e programit të PS-së për telekomunikacionet dhe inovacionin teknologjik, Rama theksoi se numri i bizneseve me teknologjinë më të re është i kufizuar ndërsa përdorimi i kësaj teknologjie është shumë modeste.

“Për ne padyshim që është më rëndësi themore të bëjmë disa hapa të rëndësishëm për një rrugë e cila është e hapur sepse është një përpjekje për të adresuar temën e inovacionit edhe pse mbetet një përpjekje që ende nuk ka afektuar mënyrën e funksionimit të shtetit shqiptar, të shërbimeve publike dhe mënyrën e raportimit mes individëve dhe shtetit në të cilin jetojmë. Për ne inovacioni së pari duhet të përdoret për të kapërcyer hendekun midis sipërmarrjes në raport me aksesin në rrugën e konkurencës dhe në shërbimet që sipërmarrja duhet të marrë” shtoi Rama.

Ai ka theksuar më tej se inovacioni dhe teknologjia janë pjesë të rëndësishme të programit “Për një rilindje shqiptare” dhe si të tilla do të mbështeten fort nga Partia Socialiste.
 

Gjithashtu kryesocialisti Rama vuri në pah problemin e mospërputhjes dixhitale në regjistrimin e pronave. " Janë shpenzuar jo pak para të familjes europiane në adresë të Shqipërisë, por edhe të parave të taksa paguesve shqiptarë. Para ca viteve u krye një regjistrim ortografik i Shqipërisë dhe sot shohim mospërputhje në shumë fusha dhe nisma të tjera pasi nuk kemi një inventar të të gjitha këtyre sistemeve mbi pronësinë, territorin dhe pasuritë e vendit",theksoi Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›