Meta: Kolegji vendim të drejtë, i hap rrugë transparencës
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, në një konferencë për shtyp përshëndeti vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të hapur të gjitha kutitë e kontestuara në Tiranë. Meta tha se ky vendim shënon një stad të ri transparence në procesin e zgjedhjeve që bën të rëndësishme cdo votë.
“Respektoj vendimin e Kolegjit Zgjedhor i cili jo vetëm respekton votën e cdo qytetari të Tiranës por njëkohësisht i hap rrugë një transparence të jashtëzakonshme të procesit duke sjellë një standart të ri të zgjedhjeve, që është në vijim të standartit të mrekullueshëm që vendosën qytetarët e Tiranës në 8 Maj”, tha Meta.
Edhe pse vuri në dukje faktin se numërimi i cdo kutie do sillte vonesë në certifikimin e zgjedhjeve, Meta u shpreh se kjo është fare e pranueshme kur gara mes kandidatëve është e ngushtë, ku është e rëndësishme edhe 1 votë e vetme.
“Kisha dëshirë që procesi të përfundonte që dje, por jam i bindur se për rrethanat në të cilat janë zhvilluar zgjedhjet, ku kemi një diferencë të ngushtë mes kandidatëve, transparenca e plotë, maksimale është e mirëpritur dhe e domosdoshme për të mbyllur kapitullin për cilindo që nuk do t’i pëlqente rezultati. Është arritur një rekord i ri transparence, standarti i ri i transparencës se zgjedhjeve, ku rëndësia e një vote të vetmë eshtë bërë e jashtëzakonshme, duke i dhënë peshën reale cdo vote”, shtoi Meta.
I pyetur nëse do ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e Komisionit të Venecias për procesin në Tiranë, Meta tha se, “Nuk e besoj se Komisioni i Venecias ka mundësi që të luajë rol në këtë proces kushtetues dhe në resperkt të Kodit Zgjedhor të njohur ndryshe si kodi PS-PD”, tha Meta.
Sygjerimet e Komisionit të Venecias, sipas Metës duhet të prekin reformimin e Kodit Zgjedhor. Kjo sipas tij mund të bëhet vetëm pas certifikimit të këtyre zgjedhjeve.
(m.a/BalkanWeb)