Greqia reagon për monumentin e Aleksandrit të Madh: Maqedonia po uzurpon historinë (FOTOT)
Zyrtarët grekë kanë dënuar një lëvizje të Maqedonisë për të ngritur një statujë gjigante të Aleksandrit të Madh në zemër të kryeqytetit, si një akt provokativ.
Kjo është një përpjekje për të uzurpuar historinë greke, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke.
Në dritën e një përplasje që vijon për emrin mes dy vendeve, kjo lëvizje minon marrëdhëniet bilaterale dhe dëmton negociatat.
Statuja e bronzit do jetë 24 metër e lartë kur të ngrihet.
Qeveria e Gruevskit e ka mbajtur sekret koston, por opozita thotë se ajo shkon rreth 10 milion euro.
Qeveria maqedonase zyrtarisht e ka përshkruar statujën si një luftëtar kalorës, pa përmendur faktin që luftëtari është Aleksandri i Madh.
Një nga personat e parë që ka mbërritur në sheshin kryesor pas lajmit të mbërritjes së statujës ka qenë ambasadori holandez, Simone Filipini.
Maqedonasit duhet të gjykojnë, tha ai. Nuk mund të them unë se çfarë është mirë apo keq këtu. Ajo që shoh është se diçka do të ndodhë dhe do jetë e madhe.
*Marrë me shkurtime nga Balkan Insight

