Wollfarth bën rafting në Kanionet e Osumit: Mbroni natyren (FOTO)
Berat- Gjatë një udhëtim prej tri orësh, në Kanionet e mrekullueshme të Osumit, duke bërë rafting, ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka shijuar pamjet mbresëlënëse të natyrës shqiptare.
Ishte fantastike kjo eksperiencë në kanionet e Osumit. Një nga udhëtimet më të bukura që të sjell rasti të bësh. Cfarë nuk kishte, ujëvara, kulla të natyrës, nuk kishe ku ta çoje kokën më përpara. Gjatë aventurës rafting mund të shijosh edhe pamjen përrallore të tetë ujëvarave, të cilat bien nga një lartësi mbi 100 m dhe mund të prekësh shpatet e Kanionit 3 milion vjeçar me të dyja duart.
Wollfarth bën rafting në Kanionet e Osumit: Mbroni natyren (FOTO)
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 3
Gjithashtu kënaqësi më vete ishte shoqëria dhe përkujdesi që na fali guida profesionale e rafting. Të gjithë duhet të përhapim fjalën për promovimin e këtyre bukurive natyrore. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të mbrohet natyra dhe këto monumente natyre,- tha Wollfarth.
Rafting është një risi që turistëve shqiptarë dhe të huaj, u jep mundësi të vizitojnë vende të ndryshme të Shqipërisë duke prezantuar magjinë e natyrës tonë.
Ambasadori i OSBE-ishte i ftuar nga prefekti i qarkut Berat Bujar Hoxhaj dhe i shoqëruar nga Federata Shqiptare e Rafting.
Federata Shqiptare e Rafting nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme promovon Shqipërinë si një vend të sigurt në mes të Europës, plot me bukuri të natyrës dhe në pritje për tu eksploruar e shijuar.