E Diel, 1 Nëntor 2026

Arian Çani vihet në lojë nga gazetari kosovar - Video

TIRANE - Ai është moderatori i famshëm i ‘Zonë e Lirë’, gazetar dhe analist. 

Eshtë ai që vë në siklet personazhe të njohur VIP dhe jo të tillë në ekranin ku transmeton emisionin shumëvjecar. 

Këtë radhë, radhën e ka ai, Arian Çani dora vetë, të bëhet viktimë e lojës së një gazetari tjetër, lojë që duket se e ka vënë jo pak në siklet.

Ka qenë gazetari i ‘Show Meselation’ nga Mitrovica, Blerim Peci, i cili është edhe autor i emisionit Vikendi RT që vuri në siklet Çanin. 

Në videon që qarkullon në Youtube, sqarohet se gjithçka e ka pasur një qëllim. Çani priti mbi 15 minuta gazetarin që rrinte në kafe, dhe c'ishte më e keqja, doli që pritja ishte më e gjatë se vetë intervista. Arjan Çani dëgjon prezantimin e formuluar nga gazetari kosovar, e falenderon për ftesën dhe bëhet gati të flasë më gjatë, por pikërisht këtu intervista mbyllet rrufeshëm, në fakt pa filluar fare... Kjo ishte kaq e papritur për Arjanin, saqë ai nuk pati kohë as të reagojë.  

“Arsyeja përse intervista është e shkurtër, është fakti se Arian Çani disa herë refuzoi për të dhënë intervistë me arsyetimin se nuk ka kohë ....! Në këtë mënyrë edhe gazetari kosovar "mori hak" duke i thënë se nuk ka kohë më tepër për intervistë! Na vjen keq Arian! Herë tjetër me i kujdesshëm ndaj kolegëve nga Kosova!” - shkruhet nga autorët e hedhjes së videos në Youtube. 

Ndiqeni vetë videon, sepse nuk ka shumë nevojë për komente...

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›