Instituti Europian: Të mbyllen disa paraburgime. Reagon Ministria e Drejtësisë
TIRANE- Marta Onorato, drejtore Ekzekutive e Institutit Europian bëri të ditur sot në tryezën e mbledhur në Tiranë në kuadër të reformës në sistemin e burgjeve se disa sisteme paraburgimi në Shqipëri duhet të mbyllen.
“Nuk plotësojnë kushtetn minimale të jetesës. Duhen mbyllur paraburgimet në Berat, Kukës dhe Sarandë”, tha Onorato.
Pas kritikave për situatën në disa paraburgime në vend, Ministria e Drejtësisë njoftoi se paraburgimi i Kukësit dot të mbyllet në shtator, ndërsa ai i Sarandës në fund të vitit. Sipas ministrisë, brenda një kohe të shkurtër përfundojnë godinat e reja të paraburgimeve.
Në një njoftim për media, zëvendës/ministri i Drejtësisë, Ermal Dobi ka theksuar se janë marrë vazhdimisht masat për përmirësimit të infrastrukturës në burgje dhe paraburgime, me qëllim përmirësimin e trajtimit të të burgosurve dhe të paraburgosurve sipas standardeve më të mira evropiane.
Deklarata e plotë
“Nisur nga disa deklarata të bëra nga Drejtoresha Ekzekutive e Institutit Evropian të Tiranës për mungesën e kushteve sipas saj në disa paraburgime të vendit bërë në përfundim të konferencës me temë “Rritja e aksesit në sistemin e drejtësisë në Shqipëri: Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Sistemin e Paraburgimit”, saktësojmë së Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me ndihmën dhe mbështetjen financiare të delegacionit të BE ka marrë vazhdimisht masat për përmirësimit të infrastrukturës në burgje dhe paraburgime, me qëllim përmirësimin e trajtimit të të burgosurve dhe të paraburgosurve sipas standardeve më të mira evropiane. Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit ka përfunduar dhe ka vënë tashme në eficencë paraburgimin e Elbasanit, me kapacitet 120 të paraburgosur. Ndërkohë paraburgimi aktual i Beratit po shkon drejt mbylljes pasi brenda tre muajve përfundon ndërtimi i paraburgimit të ri të Beratit me kapacitet prej 100 të paraburgosurish. Paraburgimi dhe Burgu i Fierit, përfundon në Nëntor të 2013-tës, kapaciteti 180 të paraburgosur dhe 600 të burgosur; Paraburgimi dhe Burgu i Shkodrës, inaugurohet fillimi i punimeve pas dy ditësh me kapacitet 120 të paraburgosur dhe 600 të burgosur duke bërë të mundur përmirësimin në maksimum të trajtimit dhe rehabilitimit të dënuarve. Paraburgimi i Kukësit do të mbyllet shtator dhe të paraburgosurit do të transferohen në paraburgimin e Tropojës i rikonstruktuar. Ndërsa i paraburgimi i Sarandës mbyllet në fund të vitit dhe të paraburgosurit do të transferohen në paraburgimin e Tepelenës.”
(BalkanWeb)