Presidenti, grupi i PD mbledh firmat për Nishanin
Ashtu sic ishte parashikuar më herët grupi i PD-së është mbledhur rreth orës 16:30. Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit demokrat, nën kryesimin e kryeministrit Berisha, ka mbledhur plot 26 firma për kandidatin e propozuar për kryetar Shteti, Bujar Nishani.
Emri i Nishani u propozua nga maxhoranca menjëherë pas tërheqjes nga gara e analistit, Artan Hoxha, po keshtu nje nga emrat e propozuar në tryezën e negociatave mes maxhorancës dhe Partisë Socialiste, e cila përfundoi pa konsensus.
Ndërkaq me 15 minuta diferencë do të mbidhet komisioni i ligjeve, i cili pritet te hartoje raportin per t`ia prezantuar Kuvendit lidhur me zyrtarizimin e kandidatures se Nishanit.
Lidhur me Nishanin opozita ka lajmëruar se është e papërfytyrueshme të kandidohet për kryetar shteti një ministër, i cili sipas tij nuk krijon asnjë bazë për konsensus politik.
Nga ana tjetër LSI ka ripërsëritur qëndrimin e saj se do të respektojë marrëveshjen me Partinë Demokratike të nënshkruar në vitin 2009, pra do të mbështesë kandidaturën e propozuar nga PD-ja.
Seanca plenare pritet të nisë në orën 17:00, ku do të konsumohet edhe raundi i katër për votimin e Presidentit të Republikës.