E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth takon Ramën: Të miratohet drafti

Në ditën e fundit të afatit për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka kërkuar miratimin e draftit të hartuar nga komisioni i reformës zgjedhore.
 

Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e PS-së Edi Rama, ambasadori Wollfarth ka deklaruar se ka ardhur koha të merret vendimi final për draftin e hartuar nga komisioni i reformës zgjedhore.
 

"Patëm një bisedë kontruktive dhe miqësore dhe folëm për çështje politike. Në bisedën time unë e përgozova Ramën për punën e mirë e bërë nga bashkëkryetari socialist në komisionin për reformën zgjedhore. Drafti i Kodit Zgjedhor përbën një tekst të shkëlqyer dhe duhet vetëm hapi final në aspektin politik. Është bërë punë konstruktive” theksoi Wollfarth.

vijon...
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›