E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasijas ambasador i vullnetit të mirë

GJENEVE-Portieri i klubit spanjol Real, Ilker Kasijas, është emëruar dje ambasador i vullnetit të mirë i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

"Sot është detyrë e rëndësishme që të tërhiqet vëmendja për kushtet e vështira të njerëzve në mbarë planetin. Besoj se kështu do të kontribuojmë për ndryshimet", u tha Kasijas gazetarëve në Gjenevë.

Para tij, ambasadorë të vullnetit të mirë të UNDP-së ishin emëruar Ronaldo, Zidan, Drogba dhe Marija Sharapova.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›