Cana, një ndër blerjet më të shtrenjta të Gallatasarait
TIRANË- Transferimi i futbollistit të Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, nga Sanderlendi i Premier Ligës Angleze në kampionatin turk, u ka kushtuar shumë drejtuesve të klubit turk, pasi ai është lojtari i tretë më i shtrenjtë i Gallatasarait, në sezonin kur gjigandët turq kanë regjistruar një rekord në shifrat e shpenzuara në merkato.
Sipas faqes “ajansspor.com”, klubi nga Stambolli ka investuar 28 milionë euro për blerjen e futbollistëve të rinj në sezonin 2010-2011. Blerja më e shtrenjtë ishte ajo e mesfushorit me tipare sulmuese, Zvezejdan Misimoviç: kartoni i boshnjakut u pagua 7 milionë euro te Volfsburgu.
5 milionë euro ka kushtuar talenti rumun, Bogdan Stanku, i cili u afrua nga Steaua e Bukureshtit, ndërsa Cana u ble nga anglezët e Sandërlendit për 4.5 milionë euro.
Në total, Gallatasarai ka realizuar nëntë përforcime, ndërsa deri më tani sezoni kur klubi kishte shpenzuar më shumë ishte ai 2009-2010, kur në merkato u investuan 17.5 milionë euro.
Sipas statistikave, verdhekuqtë kanë shpenzuar mesatarisht 10 milionë euro në sezon, por rritja e tanishme lidhet me synimin e drejtuesve të klubit për të qenë në nivelin e "big”-ëve europianë.
Pavarësisht shifrave marramendëse, ecuria e skuadrës nuk është ajo e pretenduara. Momentalisht Gallatasarai renditet në vendin e nëntë në kampionat, me 23 pikë të grumbulluara në 17 ndeshje. Të besuarit e George Haxhit kanë plot 19 pikë më pak se kryesuesit e Trabzonsporit
(d.b/ATA/BalkanWeb)