Kaka e rrezikoi karrierën

Lëndimi i Leite Kakas në meniskun e gjurit të majtë ishte më i rëndë se që parashikohej. Marc Martens, kirurgu që ka kryer ndërhyrjen tek ylli brazilian, ka thënë se mesfushori i Real Madridit do ta kishte rrezikuar karrierën nëse nuk do të operohej menjëherë. Kaka e zgjeroi problemin me paraqitjen e tij në Kampionatin botëror 2010.
“E kuptoj se ka qenë një garë e rëndësishme, por ai më ka thënë se kishte pasur problem me gjurin nga ndeshjet kundër Kilit dhe Holandës. Ka rrezikuar të përfundojë karrierën, sepse bëhej fjalë për lëndim serioz, por falë Zotit, është operuar në momentin e duhur dhe gjithçka shkoi mirë”, tha Martens.