E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thiago e Ronaldinho nuk largohen

Milan ka mohuar spekulimet rreth largimit të qiftit të brazilianëve, Ronaldinho dhe Thiago Silva. Sulmuesi dhe qendërmbrojtësi i Rossonerëve thuhej se mund të largohen nga klubi para përmbylljes së këtij afati kalimtar të verës.

Për Ronaldinhon spekulohej se mund të rikthehet në vendlindjen e tij ose të vazhdoj karrierën në MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa, Thiago Silva kërkohej nga Real Madrid.

“Milan konfirmon edhe njëherë se Ronaldinho dhe Thiago Silva nuk janë në shitje”, thuhej në një komunikatë të gjigantit italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›