Pranimet, rritet pragu minimal i pikëve
06/08/2010 Universitetet/ Për degët më të kërkuara diferenca rritet me 400 pikë më shumë
Ndryshimet e pikëve për 20 programet më të kërkuara gjatë tri maturave të fundit
Përzgjedhja e kandidatëve fitues që do të pranohen në universitetet publike për vitin e ri akademik 2010-2011 do të jetë edhe më e vështirë. Kjo pasi këta kandidatë duhet të kenë grumbulluar më shumë pikë sesa bashkaplikuesit e tyre të një viti më parë. Specialistët e arsimit kanë këshilluar maturantët që para se të plotësojnë renditjen e 10 preferencave për studimet e larta duhet të konsultohen me pikët e fituesit të fundit të pranuar në atë program studimi gjatë vitit 2009. Megjithatë, praktikat kanë treguar se me kalimin e viteve pikët e fituesit të fundit të pranuar në një program të caktuar kanë pësuar rritje të ndjeshme deri në më shumë se 400 pikë. Kjo diferencë e pikëve ka qenë më e dukshme për degët që rezultojnë më të kërkuara. Nga të dhënat e publikuara prej ekspertëve të Agjencisë së Pranimit në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë (APRIAL) pohohet se kjo diferencë pikësh është e pranishme veçanërisht në 20 degët më të kërkuara, çka do të thotë se edhe këtë vit kufiri i pikëve minimale do të shoqërohet me rend rritës.
Procesi
Pikët e nevojshme për t’u pranuar në degët më të kërkuara vit pas viti kanë ardhur në rritje. Shkak për këtë është bërë jo vetëm përzgjedhja e programeve sipas preferencave, por dhe shtimi i kërkesave për ndjekjen e studimeve në disa profile të caktuara. Edhe për këtë vit kryeqyteti mbetet destinacioni më i preferuar për të vijuar shkollën e lartë, çka tregon se lufta për t’u pranuar do të jetë edhe më e ashpër. Pothuajse të gjithë kandidatët, duke përfshirë këtu edhe ata në rrethe, kanë renditur si kërkesa të para studimi veçanërisht degët që i përkasin Universitetit të Tiranës. Për këto degë diferenca e pikëve gjatë realizimit të maturave në tre vjetët e fundit ka ardhur duke u rritur gjithnjë e më shumë. Në tabelën bashkangjitur shkrimit janë detajuar diferencat e pikëve për tri maturat e fundit: 2007, 2008 dhe 2009. Konkretisht, për degën e financës pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës kjo diferencë e pikëve është tepër theksuar. Kështu, në vitin 2007 fituesi i fundit është pranuar me 4876.30 pikë të realizuara në total nga matura shtetërore e atij viti. Një vit më pas fituesi i fundit kishte grumbulluar rreth 5459.60 pikë, pra rreth 400 pikë më shumë sesa një vit më parë. Pothuajse aq ka qenë edhe diferenca për pranimet e vitit të shkuar, kur fituesi ka pasur 5927.70 pikë. Në këto nivele është luhatur edhe diferenca e pikëve për programet e tjera të studimit.