E Diel, 1 Nëntor 2026

Worthington: Vlerësojmë përballjen me Shqipërinë

Trajneri i Irlandes se Veriut Nigel Worthington eshte shprehur se vlereson ndeshjen miqesore kunder Shqiperise, e cila do te luhet neser ne oren 20:45 ne “Qemal Stafa”. Tekniku irlandez rikthehet ne Tirane pas me shume se 18-vjetesh kur ishte lojtar i perfaqesueses se tij dhe sipas, nga ajo kohe Worthington gjerat kane ndryshuar ne kombetaren e Shqiperise.

“Sigurisht situata nuk eshte e njete, per te dyja skuadrat. Une e kam ndjekur kombetaren e Shqiperise ne dy ndeshjet e saj ne eliminatoret e Boterorit, kunder Danimarkes dhe Portugalise. Por une dua te flas me shume per skuadren time. Ndeshja miqesore kunder Shqiperise eshte e rendesishme per te dyja skuadrat dhe ne e vleresojme shume kete takim”, tha Nigel Worthington, trajner i Irlandes se Veriut. Perfaqesuesja irlandeze mberriti ne Shqiperi ne mengjesin e dites se sotme, nderkohe qe zhvilloi edhe nje seance stervitore ne Tirane.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›