E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë protestë ndaj politikës

Anetare te "Rinise aktive" protestuan sot para kryesise se kuvendit kunder situates politike ne vend ndersa deklaruan se qellimi i gjithe zhurmes eshte paraja. Protestat ishte e heshtur ndersa aktivistet mbanin ne fytyre maska te ilustruara me prerje te ndryshme kartmonedhash. Perfaqesuesit e "Rinise Aktive" u shprehen te bindur se sjelljet e mbrapshta sipas tyre te politikaneve do te denohen heret a vone me vote nga sovrani.

"Zotërinj të dashur, ju jeni përfaqësuesit tanë të zgjedhur nga ne, për të drejtuar dhe koordinuar punët tona për ne. Me keqardhje por shumë ndershmërisht sot ju themi 'Stop, qerimeve dhe shurdhimeve nga paratë'. Paraja sot ju ka zënë të gjitha shqisat, vetëm goja ju ka ngelur hapur për të folur dhe për të ngrënë për veten tuaj", tha Dritan Broka, “Rinia Aktive”.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›