E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen rastet e drogës dhe grabitjeve

Prokuroria e Tiranes, zhvilloi analizen e pune 1-vjecare ne prani edhe te kryeprokurores Ina Rama. Drejtuesi i prokurorise me te madhe ne vend, Gent Xholi,u shpreh se nga konstatimet rezulton se ka nje rritje te numrit te rasteve te vjedhjeve me dhune si dhe te përdorimit dhe shperndarjes se lendeve narkotike.

"Në krahasim me një vit më parë konstatohet se janë regjistruar 297 kallëzime më shumë dhe është rritur 243 numri i atyre rasteve ku është vendosur mos filimi i procedimit penal. Edhe këtë vit i është nënshtruar një vëmendje e madhe studimit dhe verifikimit të materialit kallëzues. Qëllimi kryesor ka qenë që të evidentohen regjistrimet e pabazuara të procedimeve penale pasi në këtë mënyrë shmangen hetimet e panevojshme duke garantuar më shumë të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve", tha Gent xholi, drejtues i prokurorisë së Tiranës.

Gjate analizes u evidentua se eshte i domosdoshem rritja e eficences se punes se oficereve te policise gjyqesore ne dokumentimin e dosjeve. Por, ajo qe u evidentua gjate analizes eshte edhe fakti se nga 2786 procedime penale, prokuroria e Tiranës vetem 5 prej tyre jane nisur kryesisht nga ky organ hetimi.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›