E Shtunë, 31 Tetor 2026

X- Factor ne Itali nisin ethet e gares per Dorina Leken

ROME- Nisin sot ne mbremje ethet e gares per vajzen shqiptare Dorina Leka e cila eshte perzgjedhur mes 12 filanisteve per edicionin e katert te reality show X Faktor ne Itali. Spektakli i cili transmetohet drejteperdrejte ne kanalin Italian Rai 2 eshte shfaqje muzikore talentesh qe ka per qellim te zbuloje kengetare qe kane karakteristika per tu bere nje popstar i vertete.

Dhe Dorina Leka i ka keto cilesi. E bija e kantautorit te mirenjohur Gjergj Leka pervec interpretimit te mrekullueshem te kengeve ka bere per vete jurine edhe me spontanitetin natyren dhe veshjen e saj.

Kengetarja me nje shpirt rock dhe rebel Dorina Leka konkuron mes 12 te tjereve ne kategorine poshte 25 vjec kategori qe drejtohet nga kengetarja Anna Tatangelo.

Nje xhevahir i vyer ne italisht punta di diamante karta e saj fitues- E ka perkufizuar Tatangelo vajzen 24 vjecare te lindur ne Tirane por qe prej vitesh jeton ne Trieste te Italise - shkruajne mediat italiane.

Eshte femije me prejardhje artistesh ne Shqiperi babai i saj eshte i famshme si Vasco Rossi ne Itali. Kendon qe ne moshe 12 vjecare dhe premton te ndeze skenen e X- Factor.- vazhdojne mediat vendase. E re e bukur dhe e talentuar dikush e ka quajtur Janis Joplin e Triestes.

Te marten e 1 shtatorit dorina dha provimin e pare ne reality shoen X Factor. Ajo debuton pop mjuzikal por eshte po aq e dhene pas metaleve te renda si gotik black metal dhe madje edhe opera. Dorina thote se piano ishte lodra i saj pare. Tregon se ndikimet variojne nga emra te madh vokal femer nga Lisa Gerrard Diamanda Galas Nina Simone Billie Holiday Maria Kallas Patti Smith Janis Joplin PJ Harvey rastesisht kalon nga Debussy Verdi Rosini dhe Mozart per tu kthyer ne Led Zeppelin gjigandet rock AC / DC Black Sabbath ose Demetrio Stratos.
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›