E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat ambasada holandeze Respektojmevendimin e KE-se

TIRANE- Holanda respekton qendrimin e Komisionit Europian lidhur me procesin e liberalizimit te vizave me Shqiperine kane bere te ditur
burime diplomatike nga ambasada holandeze e akredituar ne Tirane te cituara sot nga Gazeta Shqiptare.

Duke reaguar ndaj deklaratave te ashpra ndaj heqjes se vizave me Shqiperine nga ana e nje eurodeputeti holandez ne Komisionin e Drejtesise dhe Ceshtjeve te Brendshme ne Parlamentin Europian diplomatet e ambasades Holandeze ne Tirane kane konfirmuar se parlamentari Van der Stoep perfaqeson grupimin Partia per Liri ne PE por nuk flet ne emer te qeverise Holandeze.

Shtetet anetare te BE-se nuk jane ende pjese e diskutimit ne lidhje me liberalizimin e vizave ndersa Mbreteria e Holandes do te percaktoje pikepamjen e saj ne momentin kur Komisioni Evropian te jape keshillen tek Keshilli Evropian - theksuan burimet diplomatike citon sot Gazeta Shqiptare.

Nderkohe Komisioni i Jashtem i Parlamentit Europian miratoi dje projekt-rregulloren per heqjen e regjimit te vizave te paraqitur nga europarlamentarja Tanja Fajon.

Rregullorja e cila rendit Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen ne listen pozitive te BE-se per heqjen e vizave u miratua me 43 vota pro 3 abstenime dhe 2 kunder gjate votimit ne komision.

Dokumenti pritet te kaloje me 12 shtator ne Komisionin Europian me 15 shtator ne Parlamentin Europian dhe me pas u dergohet vendeve anetare te BE-se. Ministrat e Brendshem te bllokut pritej te japin verdiktin e tyre lidhur me propozimin ne mbledhjen e 7-8 nentorit ne Bruksel dhe pas kesaj vendimi pritet te hyje ne fuqi para Krishtlindjeve. Ekspertet qe inspektuan Shqiperine gjate veres se ketij viti vleresuan se nje pjese e madhe e kushteve per heqjen e vizave eshte permbushur por se ende duhet bere kujdes me sigurimin e pavaresise se gjyqesorit dhe pergjimin e rrjeteve kriminale. Vleresimet e tyre u paraqiten javen e kaluar para komisionit te drejtesise dhe ceshtjeve te brendshme.
s.g/BalkanWeb Lidhje te tjera Vizat PE miraton opinionin per Shqiperine

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›