E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat PE miratonopinionin per Shqiperine

TIRANE- Komisioni i politikes se jashtme ne Parlamentin Europian miratoi sot me 43 vota pro 2 kunder dhe 3 abstenim projekt/raportin e paraqitur nga europarlamentarja Tanja Fajon per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.

Votimi i sotem ne Komisionin e politikes se jashtme eshte nje nder votimet paraprake te draft/raportit i cili pritet te kthehet ne raport ne votimin e Parlamentit Europian me 15 shtator.

Ne Parlamentin Europian nevojitet nje votim i thjeshte ne menyre qe procesi i liberazimit te ece perpara per te mberritur ne vendimin me te rendesishem qe pritet te marre Keshilli i Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian ne 9 nentor qe duhet te vendose nese Shqiperia do te perfitoje nga liberalizimi i vizave apo jo brenda ketij viti.
Ne kete Keshill nevojiten 2 te tretat e anetareve pra 22 nga 27 anetare qe Shqiperia me pas te perfitoje nga liberalizimi i vizave perpara nderrimit te viteve.

Perfaqesuesit europiane qe inspektuan Shqiperine gjate veres se ketij viti vleresuan se nje pjese e madhe e kushteve teknike eshte permbushur por se ende duhet bere kujdes me sigurimin e pavaresise se gjyqesorit dhe pergjimin e rrjeteve kriminale. Vleresimet e tyre u paraqiten javen e kaluar perpara komisionit te drejtesise dhe ceshtjeve te brendshme.

Rezultatet e komisionit vezhgues kompletojne raportin e eurodeputetes Tanja Fajon qe thekson se Shqiperia ka bere progres ne permbushjen e kushteve kryesore per heqjen e regjimit te vizave por vendi duhet te vazhdoje perpjekjet ne luften ndaj korrupsionit integrimin e te riatdhesuarve si dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›