Tenton te perdhunojeminorenen pranga43-vjecarit
ELBASAN - Tenton te perdhunoje vajzen minorene te fqinjit perfundon ne pranga 43-vjecari. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Elbasanit dje bene me dije se ngjarja ndodhi ne lagjen Dyli Haxhire te ketij qyteti. Mesohet se Xhevahir Kasemi ka hyre ne banesen e komshiut ne momentin qe pjesetaret e kesaj familjeje nuk ndodheshin aty. Kasemi eshte futur si pa te keq ne banese dhe ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me dhune me 14-vjecaren D.T. Rastesia ka shpetuar minorenen nga kthetrat e pedofilit. Ne momentin qe 43-vjecari po perpiqej te kryente seks me D.T. eshte afruar per tek banesa e viktimes vajza e familjes Kasemi. Autori i krimit sapo ka degjuar zerin e se bijes eshte larguar me shpejtesi. E tronditur 14-vjecarja u ka treguar prinderve per ngjarjen te cilet me pas kane bere denoncim ne polici. Burimet e mesiperme te cituara nga GSH pohojne se eshte marre ne pyetje edhe vajza e autorit te krimit e cila ka pranuar se ka gjetur te atin ne banesen e familjes fqinje.
s.g/GSh/BalkanWeb
s.g/GSh/BalkanWeb