Ndërtimet deri më 1991, hapat për marrjen e tapisë
Vetem pak dite me pare, Bashkia e Tiranes i hapi rrugen procesit te hipotekimit te banesave te ndertuara para gushtit te vitit 1991 dhe qe ende nuk posedojne tapi. Por si do te kryhet pajisja me tapi e banoreve te kryeqytetit te interesuar ne kete proces. Sipas vendimit te qeverise qytetaret e interesuar duhet te bejne nje kerkese ne Bashkine e Tiranes. Pra, qytetaret qe kane ndertuar shtepia para vitit 1991 dhe qe ende nuk e kane pajisur me tapi duhet te drejtohen prane Bashkise se Tiranes per te bere nje kerkese zyrtare ne menyre qe bashkia te nise proceduren e verifikimit. Sipas vendimit te qeverise brenda 30 diteve nga momenti i regjistrimit te kerkeses, grupi i punes qe Bashkia e Tiranes autorizon do te perfundoje verifikimin e permbushjes se kushteve te percaktuara ne ligj. Cdo institucion shteteror, i perfaqesuar ne kete proces do te ktheje pergjigje me shkrim, brenda 10 ditesh nga marrja e kerkeses. Ne perfundim te shqyrtimit afishohen prane institucioneve dhe Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te dhenat per kerkesen brenda nje afati prej 45 ditesh dhe ne mungese te cdo pretendimi pas afishimit 45 ditor, i propozohet Kryetarit te Bashkise pranimi i kerkeses. Vete kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha, premtoi se menjehere sapo t’i propozohet pranimi i kerkeses ai do te firmose aktet e fitimit te pronesise per cdo banore te Tiranes. Vendimi i Kryetarit te Bashkise sipas procedures do t’i percillet Keshillit te Qarkut bashke me dosjen e plote. Nderkohe, qe do te njoftohen me shkrim te gjithe kerkuesit per permbushjen e kritereve dhe brenda 30 diteve nga miratimi i Keshillit te Qarkut behet kalimi i pronesise ne Zyren e Pasurive te Paluajtshme dhe regjistrohet prona ne emer te familjes ne emer te kerkuesit. Personat qe perfitojne nga ky vendim jane te gjithe ata banesat e te cileve kane qene te perfunduara si karabina deri me 10.8.1991; nderkohe qe trualli funksional duhet te rezultoje fizikisht i lire dhe i pazene nga ndertime pa leje. Ne rastet kur madhesia e siperfaqes se truallit funksional, ne posedim te perfituesit eshte me e madhe se ajo qe eshte miratuar sipas dispozitave ligjore ekzistuese, ajo siperfaqe kalon ne pronesi nga shteti tek individi. Po keshtu duhet qe objekti, trualli nen te dhe trualli funksional te mos jene te regjistruar ne regjistrin publik te pasurive te paluajtshme apo edhe kur jane te regjistruar, mungon akti i fitimit te pronesise. Objekti i ndertuar dhe trualli funksional jane te patrajtuar nga legjislacioni perkates per njohjen, kthimin e kompensimin e prones apo per legalizimin dhe urbanizmin e ndertimeve pa leje.
Afatet
30 dite nga data e regjistrimit te kerkeses dhe te dokumenteve provuese, grupi i punes kryen verifikimin. 10 dite nga data e marrjes se kerkeses cdo institucion shteteror, eshte i detyruar te ktheje pergjigje.
Afishimi
45 dite nga shqyrtimi behet afishimi i kerkeses prane zyres vendore te regjistrimit te pasurive te paluajtshme. 30 dite nga miratimi i Keshillit te Qarkut behet kalimi i pronesise se pasurive te paluajtshme e te truallit funksional.
Afatet
30 dite nga data e regjistrimit te kerkeses dhe te dokumenteve provuese, grupi i punes kryen verifikimin. 10 dite nga data e marrjes se kerkeses cdo institucion shteteror, eshte i detyruar te ktheje pergjigje.
Afishimi
45 dite nga shqyrtimi behet afishimi i kerkeses prane zyres vendore te regjistrimit te pasurive te paluajtshme. 30 dite nga miratimi i Keshillit te Qarkut behet kalimi i pronesise se pasurive te paluajtshme e te truallit funksional.