Berisha: Edhe shqiptaret kaluan nje proces ringjalljeje
Besimtaret katolike kane kremtuar dje Festen e Pashkes, Diten e Ringjalljes se Krishtit. Urime te ngrohta ne kete dite te vecante, komuniteti katolik ka marre edhe nga klasa politike shqiptare. Presidenti i vendit Bujar Nishani, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, ne emer te Partise Socialiste ka uruar deputeti Blendi Klosi, Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, si dhe perfaqesues te tjere te politikes, i kane uruar Arqipeshkvit te Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise Imzot Rrok Mirdites kete dite te vecante. Ne mesazhin e tij, pas vizites ne katedralen e “Shen Palit” dhe kishen “Ungjillore”, ku percolli urimet per festen e Pashkes, diten e Ringjalljes se Jezu Krishtit, kryeministri Berisha u shpreh se, “jam ketu per t’i percjelle shqiptareve, besimtareve katolike, te gjithe besimtareve te Zotit, urimet me te perzemerta. Gezuar Pashken! Kete dite te ringjalljes se Krishtit, ringjalljes se hyjit e burrit qe ndikoi me shume se kushdo tjeter ne moralin e njerezimit e qyteterimit perendimor. I uroj gezuar shqiptareve kete dite, sepse dy dekada me pare, edhe ata e ne teresi vendi, kombi kaloi ne nje proces ringjalljeje”, u shpreh kryeministri pas vizites ne katedralen e “Shen Palit”. Gjithashtu, Berisha ka uruar ne menyren me te vecante Imzot Rrok Mirditen, i cili u kthye 20 vjet me pare, per t’i sherbyer vendit te tij dhe ka dhene nje kontribut historik ne ringjalljen e vlerave me te larta njerezore e hyjnore dhe se bashku me te kremtojme kete 20 vjetor, me ndjenjen e pergjegjesise se madhe per ate cka eshte arritur ne 20 vite ne Shqiperi. “Urojme nga zemra qe pashket qe vijne shqiptaret t’i festojne edhe me mire, edhe nje here gezuar”, tha Berisha. Me pare, kryeministri ka vizituar edhe kishen “Ungjillore” per t’u uruar Pashken besimtareve ungjillore. Kryeministri shfrytezoi rastin per t’i percjelle urimet edhe pastorit Ali Kurti, per detyren e saponisur. Pas vizites ne kishen “Ungjillore”, kryeministri Berisha u shpreh, “i uroj sot ungjilloreve shqiptare: Gezuar Pashket! Kete dite te shenjet te ringjalljes se Jezu Krishtit, hyjit e burrit qe ndikoi me shume se kushdo tjeter ne moralin e njerezimit, ne moralin e qyteterimit perendimor e te qyteterimit ne teresi. Uroj me mirenjohje te thelle ungjilloret shqiptare te tradites se hershme e te shkelqyer, avokate e pamposhtur e shqiptarizmit, e te drejtave te shqiptareve ne koherat me te veshtira, me nje kontribut paresor ne krijimtarine kulturore te kombit tone. Uroj udheheqesin e ri te ungjilloreve shqiptare per detyren, pastor Alin dhe shume suksese. Ju uroj te gjitheve qe Pashket e vitit tjeter t’i festojme edhe me mire.”