E Diel, 1 Nëntor 2026

“Alpet shqiptare, me te bukurat ne rajon”

Shqiperia terheq serish vemendjen e mediave nderkombetare, per bukurite natyrore. Kete here eshte gazeta prestigjioze “New York Times”, e cila ne seksionin e udhetimeve pershkruan edhe me foto, bukurite e vendit tone. “Ekskursion pertej kufijve te Ballkanit”, eshte titulli i reportazhit te gazetarit Tim Nevill, i cili pershkruan me detaje udhetimin e tij nga Thethi ne Shqiperi, me veshtrimin nga Kosova dhe Mali i Zi. Vizita ne Theth cilesohet si nje nga me mbreseleneset ne udhetimin e gazetarit Nevill. "Nga shkembinjte e bardhe drejt nje livadhi te gjere ne mes te nje pylli ahu. Nga te gjitha pamjet qe une pashe ne kete rajon, nuk gjeta me te bukur se kjo”, thuhet me tej ne artikull. Reporteri tregon se si me vdekjen e ish diktatorit Hoxha dhe me rrezimin e komunizmit, Shqiperia nisi te dilte nga izolimi dhe vitet e fundit ajo qe dikur konsiderohej nje zone e tensionuar qe ndante kufijte mes Shqiperise, Malit te Zi dhe Kosoves, tashme eshte kthyer ne nje vend qe ia vlen te vizitohet. “Do te kishte nje qene nje budallallek te kishe vizituar Shqiperine me 1980, kur ishte si Koreja e Veriut te Evropes. Nga Lufta e Dyte Boterore deri ne vdekjen e udheheqesit komunist Enver Hoxha ne vitin 1985 Shqiperia ishte nje shtet i mbyllur hermetikisht. Ai ndaloi fene dhe uli moshen e ekzekutimeve deri ne 11, mbylli kufijte me shtetet e tjera”, shkruhet ne fillim te artikullit te “New York Times”. Me tej ne artikull thuhet se “vdekja e Enver Hoxhes shenoi dhe nisjen e fundit te regjimit komunist ne vend”. Duke per folur per zhvillimet ekonomike ne vend, ne artikull thuhet se shtimi i te ardhurave, burimet dhe qendrueshmeria relative kane ndihmuar ne krijimin e nje klase te mesme dhe se turizmi ne rajon ka filluar te lulezoje. “Parate nga ndihmat, remitancat dhe stabilitet relativ kane ndihmuar ne krijimin e nje klase te mesme dhe turizmi ne rajon ka filluar te zhvillohet. Guidat nisin nga sporti me kajake ne Mal te Zi, zhvillohen rreth vendeve arkeologjike ne Shqiperi dhe madje shkojne dhe per ski ne Kosove”, shkruan gazetari Nevill ne “New York Times”. Gazetari flet per projektin Majat e Gjurmeve te Ballkanit, nje projekt i koordinuar nga Agjencia Gjermane per Bashkepunim Nderkombetar, si dhe me perfshirjen dhjetera e grupeve te tjera (shoqatat e grave, zyrat turistike dhe organizatave mjedisore joqeveritare), e cila ka hapur zyrtarisht vitin e kaluar guida udhetimi, prej 120 milje. Projekti synon nxitjen e turizmit dhe punen ne grup ne mesin e fqinjeve historikisht ne marredhenie te tensionuara. “Rruga ne fjale, lidh enklavat myslimane, katolike dhe ortodokse, si sllavet dhe fiset e shumta shqiptare ne tre parqet kombetare fqinje. Secila bukuri tregon rajonin kufitar. Vendasit kane kthyer shtepite stergjyshore ne bujtina ku fshataret ofrojne shtreter, djathe te bere ne shtepi, mish dhe raki”, thuhet ne reportazhin e “New York Times”. Gazetari shton se “Shqiperia nga nje vend i izoluar nen sundimin e diktatorit Hoxha, ne saj te marreveshjes se stabilizimit me Bashkimin Evropian, ka terhequr me shume se 700 milione dollare investime”. Gazetari shton se “ky eshte nje lajm i mire”. Rruget po permiresohen dhe shtigje te reja, te cojne tashme me shpejt drejt alpeve shqiptare, ne veri, ku fshataret permes granteve gjermane per zhvillim po kthejne kasollet e gurit, ne shtepi komode per miqte. “Ne jug, vendet arkeologjike si p.sh. Antigonen, mund t’i keni vetem per vete”, shprehet gazetari Nevill. “Ne Shqiperi, - shkruan “New York Times”,- mund te gjeni plazhet me te gjate dhe me te egra ne Adriatik”. Zhvillimi dhe turizmi ne vendin tone, sipas prestigjiozes “New York Times”, jane ne rrugen e duhur. Rreth 2.5 milione vizitore erdhen ne Shqiperi vitin e kaluar, ne krahasim me vetem mbi 500.000 para nje dekade. “Ne Shqiperi ka nje milion arsye per te shkuar”, shprehet gazetari Nevill ne reportazhin e tij.

Thethi

Vizita ne Theth cilesohet si nje nga me mbreseleneset ne udhetimin e gazetarit Nevill. "Nga shkembinjte e bardhe drejt nje livadhi te gjere ne mes te nje pylli ahu. Nga te gjitha pamjet qe une pashe ne kete rajon, nuk gjeta me te bukur se kjo”, thuhet me tej ne artikull.

Komunizmi

“Do te kishte nje qene nje budallallek te kishe vizituar Shqiperine me 1980, kur ishte si Koreja e Veriut te Evropes. Nga Lufta e Dyte Boterore deri ne vdekjen e udheheqesit komunist Enver Hoxha ne vitin 1985, Shqiperia ishte nje shtet i mbyllur hermetikisht. Ai ndaloi fene dhe uli moshen e ekzekutimeve deri ne 11, mbylli kufijte me shtetet e tjera”, shkruhet ne fillim te artikullit te “New York Times”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›