E Shtunë, 31 Tetor 2026

"X-Factor Albania", emocione dhe konkurrence ne radhet e pjesemarresve

Produksioni anglez, i cili prej vitit 2004 ka thyer rekorde shikueshmerie dhe suksesi ne gjithe Evropen e deri ne Azi, aktualisht, si format po shenon sukses ne plot 50 vende. "X-Factor Albania", prej me shume se nje muaji, beri nje rruget te gjate permes audicioneve ne qytetet e Shqiperise dhe Kosoves, ne kerkim te talenteve ne muzike. E celi audicionin e pare ne qytetin e Pogradecit, ndersa kerkimi vazhdoi ne qytetet e Korces, Gjirokaster, Vlores, Durresit, Sarandes e deri ne Prishtine, per te perfunduar ne kryeqytetin shqiptar, pra ne Tirane, pikerisht kete fillim Nentori. Per rreth nje muaj e gjysme, te gjithe ata qe deshironin te testonin veten e tyre ne gjinine e muzikes, aplikuan permes formulareve dhe u bene pjese e ketyre audicioneve prane qyteteve te tyre. Formati televiziv me prestigjioz i talenteve muzikore ne bote, nga Simon Cowell, po kerkon fenomenin shqiptar ne muzike. Por ka ende kohe, per te gjithe ata qe ende nuk kane konkurruar qe te behen pjese e ketij formati, pasi audicionet vazhdojne edhe sot e neser ne Tirane. "Pergatit kengen tende dhe shume shpejt, ne do te vijme tek ty te te japim nje mundesi qe mund te te transformoje pergjithmone jeten",- ky eshte misioni qe ka marre persiper programi i famshem i promovimit te talenteve "X-Factor Albania". Pjesemarrja ka qene akoma me e madhe nga sa ishte parashikuar dhe prurjet, sipas organizatoreve, kane qene te shumta. Produksioni bashkepunoi me te gjitha shkollat shteterore dhe private, per t'u dhene mundesine te gjithe atyre qe besojne se kane talent, per te testuar veten ne "X- Factor Albania". Lidhur me emocionet qe kane marre konkurrentet nga pjesemarrja ne kete talent show, ne kemi intervistuar disa prej tyre, te cilet kane spikatur me zerin e tyre te vecante. Secilit prej tyre iu beme tre pyetje standarde dhe pergjigjet e tyre tregonin qarte se ata kishin marre pjese ne nje talent show, patenta e te cilit mban vulen e suksesit kudo ne bote.

Suksese te gjithe konkurrenteve te edicionit te pare te "X Factor Albania"!

Nga cili qytet vjen?

Pse vendoset te merrni pjese ne "X-Factor Albania"?

Si e shihni konkurrencen ne kete talent-show?

Erinda Neziri: Vij nga Tirana, jam 19 vjec dhe kam mbaruar liceun artistik per kanto. Vendosa te marr pjese ne X-Facto,r per arsyen se prej ketij spektali kane dale shume emra te medhenj te muzikes ne bote dhe meqenese tani, kete mundesi e kane edhe shqiptaret, me pjesemarrjen ne kete spektakel, vendosa t'i jap edhe une nje shans vetes. Mendoj se deri me tani, eshte programi me i famshem ne bote. Dhe qe ka bere mjaft kengetare te njohur ne te gjithe boten. Pse jo? Mbase edhe une nje dite, do te kem shansin qe te kem nje fat te tille, duke u mbeshtetur edhe nga nje staf profesionistesh, megjithese konkurrenca eshte shume e madhe. Repertori qe kam zgjedhur per te konkurruar, perbehet nga kenge franceze.

Olieda Cibaku: Vij nga Tirana, jam 17 vjec, studioj ne shkollen e mesme "Petronini Luarasi". Kam ardhur ne kete spektakel per t'i dhene vetes nje mundesi, pasi X-Factor eshte vertet nje mundesi e mire per te nisur nje karriere si kengetare.

Kam marre pjese ne shume konkurse te tjera, por programi X-Factor eshte me i vecante, pasi i jep mundesi me te mirit dhe shpresoj se do t'ia dal dhe do te paraqitem mire. Eshte nje spektakel shume i favorshem, pasi ka nxjerre emra shume te medhenj te muzikes boterore dhe perderisa ne bote ka ecur shume mire, edhe ne Shqiperi do te kete nje sukses te madh. Konkurrenca duket e madhe, por gjithkush besoj se vjen me shpresen se do te dale mire. Dhe une kete i uroj vetes.

Arisa Rexho: Vij nga Tirana, jam 18 vjec. X-Factor ne te gjithe boten ka qene mjaft i suksesshem dhe mu duk nje menyre shume e mire per te shprehur talentin tim si kengetare. Pse jo? Dhe per ta fituar X-Factorin. Sa i perket konkurrences, une mendoj se ka rendesi me shume besimi te vetja, te cilin une e kam 100 per qind.

Lorna Hysa: Vij nga Tirana dhe jam 19 vjec. Zgjodha qe te vija ne X-Factor, si nje nder spektakel me prestigjioze dhe nuk mund ta lija kete rast qe te humbte. Natyrisht, kam ardhur dhe une qe te jap me te miren e mundshme. Uroj qe t'ia dal dhe te arrij sa me lart, kuptohet. Repertori qe kam zgjedhur, kenga e pare per ta hapur dhe per te ngritur siparin, "Simple the best" - Tina Turner. Pastaj me xhaz dhe rok, me pak fjale, shumellojshmeri zhanresh muzikore. Kam pershtypjen se ne X-Factor do te kete goxha konkurrence, pasi eshte nje program qe eshte bere ne te gjithe Shqiperine dhe me gjere, dhe ka konkurrente te gjinive te ndryshme, por kam shume besim te vetja dhe besoj se do te shikojme spektakel, padyshim.

Klevis Shoba: Vij nga Tirana, jam 16 vjec. Studioj ne vitin e dyte te liceut artistik, qe prej klases se pare qe studioj atje per piano. Kam marre pjese ne X-Factor per fame dhe mbase, eshte nje mundesi e mire per te hapur rruget e karrieres sime. Vendosa te behem pjese e ketij talent show, pasi eshte spektakli me i favorshem per t'u bere i njohur. Nese do te fitoj dhe do te arrij lart, eshte favori me i madh dhe mundesia me e madhe qe do te me jepet ne jete.

Angjelo Mio: Vij nga Tirana, jam 17 vjec dhe kam marre pjese ne X-Factor, pasi dua te vazhdoj endrren dhe shpresoj te realizoj dicka ne kete spektakel gjigant. Nese do ta fitoja, do te ishte dhurata me e bukur per mua. Eshte nje perparim shume i madh dhe mezi shpresoja dhe prisja qe te vinte nje format i tille edhe ne Shqiperi, ndaj dhe jam shume i lumtur. Konkurrenca duket e madhe, por uroj dhe shpresoj, pasi edhe emocionet bejne te veten, qe te bej nje paraqitje sa me te mire.

Kristi Pjetri:

Vij nga Mirdita, jam 18 vjec dhe kam ardhur ne X-Factor vetem per nje qellim: te behem i njohur dhe i suksesshem. Duke menduar se une jam me i vecanti ne kete spektakel, qe besoj do te behet edhe nje nder me te ndjekurit ne Shqiperi, jam prezantuar me nje kenge ku teksti dhe muzika eshte bere nga mua. Kenga titullohet "I vecante". Mendoj se do te dal ne fazen e pare dhe ne qofte se do te dal mire, premtoj se do te sjell nje kenge me te mire se te paren. Padyshim qe ka nje konkurrence te forte. Secili ka stilin e vet dhe menyren individuale te te kenduarit, por mendoj se une jam me i vecanti nder ta.

Aranit Gollopoja: Vij nga Prishtina dhe jam 20 vjec. Kam ardhur per te konkurruar pas shume oreve te tera pa gjume, per t'u pergatitur qe te isha me i miri ne audicion. Do te jete dita ime e pare para nje jurie dhe nje publiku te shumte ne numer, dhe shpresoj se do t'ia dal mbane. Kam pergatitur dy kenge: "Feel in god" dhe "Imagine" dhe shpresoj shume qe publiku shqiptar te me pelqeje. Eshte hera e pare qe marr pjese ne nje spektakel kaq gjigant, sic eshte X-Factor. Shpesh here i kam bere vetes pyetje nese do te vij mundesia qe te konkurroja ne nje talent-show te tille dhe me duket se tashme, po e prek kete enderr. Shikoj mjaft konkurrente te forte, por asnjehere nuk e humb besimin ne vete.

Si u prit X-Factor ne Prishtine?

Ne Prishtine u prit mjaft mire dhe u perzgjodhen nga juria vetem 10 finaliste. Kemi ardhur ne Tirane dhe shpresojme qe t'ia dalim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›