E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi mirëpret Fabregasin

Mesfushori i Barcelonës, Xavi ka pranuar se do të ishte i lumtur nëse kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas kthehet në gjigantin katalan gjatë verës. Fabregas e kishte filluar karrierën në Nou Camp para kalimit në Arsenal si 16 vjeçar.

Ai është objektiv i Barcelonës për sezonin e ardhshëm dhe Xavi shpreson në rikthimin e bashkëkombësit të tij. “Po, do të më pëlqente ta kemi në ekip. Fabregas është shok i ngushtë i imi dhe futbollist me gjak të Barcelonës”, tha Xavi për tabloidin anglez The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›