E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard ishte afër Interit

Mesfushori i Chelseas, Frank Lampard ka bërë të ditur se ishte shumë afër transferimit në Inter dy vite më parë.

I intervistuar nga e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport, reprezentuesi anglez ka theksuar se Jose Mourinho ishte afër ta bindte të kalonte në Giuseppe Meazza.

“Të gjithë e dinë se dy vite më parë isha shumë afër Interit. Ishte ofertë e jashtëzakonshme. Por, vdekja e nënës la gjurmë. Nuk dija si të vendos. Megjithatë, në fund gjërat kanë shkuar mirë në Chelsea”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›