E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaçka: Pasoja të rënda nëse ndryshon rezultati për Tiranën

Deputetja Olta Xhaçka tha për mediat se rezultati i fituesit u pa qartë dhe gjyqtarët nuk mund të japin vendim ndryshe.

“Rezultati i shpallur nga KQZ me urdhër të Saliut është i pavlefshëm dhe i papranueshëm. Partia Socialiste do të ndjekë rrugën ligjore për të rrëzuar këtë vendim e bindur në drejtësinë e kauzës së saj përpara së cilës asnjë gjykatë e gjykatës, sado i trysnuar qoftë nga pushteti, nuk mund të mbyllë sytë. Pasojat do të ishin shumë të rënda”, theksoi ajo.

Deputetja shtoi se të gjithë i panë kutitë e shqyera dhe fletët jashtë zarfeve, teksa ruajtësi i kutive të votimit në Lundër bëhet nga nipi i kryeministrit Berisha. “I pamë të gjithë kutitë e shqyera dhe fletët jashtë zarfeve, por do të mjaftonte fakti që rojtari i kutive të votimit në Lundër është nipi i Sali Berishës për të kuptuar se çfarë niveli ka arritur manipulimi i rezultatit të Tiranës. Tirana e ka sot një fitues, fitoren e të cilit e pa e gjithë Shqipëria. Ai është Edi Rama i cili fitoi me dhjetë vota avantazh ndaj Lulit”, shtoi Xhaçka. /S.Lleshi/Start/
 

                                                                                             2011-06-28 13:11
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›