PD: Demokracia jo në rrezik nga numërimi i votave

“Sot z. Rama vazhdoi sërish përpjekjet për të përbaltur procesin zgjedhor. Të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se këto zgjedhje ishin të ndershme, të lira, transparente dhe zgjedhjet më të mira që janë bërë në Shqipëri, ku gjithçka u shfaq drejtpërdrejt në ekrane”, tha Jorida Tabaku, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Ajo shtoi se demokracia funksionon më lehtë kur ka një diferencë të konsiderueshme në rezultat. “Sot, cirku i z.Rama vazhdoi me akuzat e pabaza dhe me kërcënime ndaj institucioneve të pavarura. Z.Rama e quan veprimin e KQZ të paligjshëm, ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u urdhërua të numëronte dhe shqyrtonte votat nga Kolegji Zgjedhor, si rezultat i kërkesës ligjore që bëri vetë z.Rama”, shtoi ajo. /S.Lleshi/Start/
2011-06-28 15:49