E Shtunë, 31 Tetor 2026

OPEC jep mbi 20 mln $ për rrugën Tiranë-Elbasan

Ministria e Financave njoftoi se ky fond i ka dërguar një letër ku përcjell miratimin e tij për pjesëmarrje nëpërmjet bashkëfinancimit.

Në letrën dërguar ministrisë së Financave Fondi informon se pjesëmarrja në bashkëfinancim do jetë në shumën 20.40 milionë USD. Kredia ofrohet me një interes të leverdishëm prej 3.3 % në vit, me afat maturimi prej 20 vjetësh, nga të cilat 5 vitet e para pa pagesë. 

Hapi i dytë do të jetë shqyrtimi i projekt/marrëveshjes dhe më pas nënshkrimi i saj nga zyrtarët ë të dyja palëve. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-06-28 11:03
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›