E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhacka: Humbja e Rames, katastrofe kombetare Rozeta Rapushi

Ne rast se kryetari i bashkise se Tiranes nuk do te jete edhe nje here tjeter kryesocilaisti, Edi Rama, pasojat do te ishin shume te renda. Paraljmerimin tipik kercenues, e beri dje deputetja sociliste, Olta Xhacka, ish-anetare e “Mjatf”-it dhe “G 99”

Nuk e njohim dhe kurre nuk do ta njohim vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per rezultatin e Bashkise se Tiranes. Keshtu tha dje deputetja e Partise Socialiste, Olta Xhacka, duke e quajtur vendimin dhe rezultatin e prodhuar nga KQZ jo vetem te pavlefshem por edhe kriminal. “Vendimi i KQZ eshte krejtesisht i pavlefshem dhe si i tille ai eshte krejtesisht i papranueshem per opoziten shqiptare dhe Partine Socialiste. Ne nuk e njohim dhe kurre nuk kemi per ta njohur kete vendim, qe nuk buron nga vullneti i zgjedhesve, por vec nga vullneti dhe skemat manipuluese te Sali Berishes”, beri te qarte Xhacka. Por duke shkuar me tej, deputetja socialiste u shpreh se PS do te ndjeke rrugen ligjore per te rrezuar kete vendim, qe eshte Kolegji Zgjedhor. Ndersa paralajmeroi se ne kete rast asnje gjykates nuk mund te mbylle syte, duke paralajmeruar pasoja te renda ne rast te mos rrezimit te tij. “Rezultati i shpallur nga KQZ me urdher te Saliut eshte i pavlefshem dhe i papranueshem. Partia Socialiste do te ndjeke rrugen ligjore per te rrezuar kete vendim, e bindur ne drejtesine e kauzes se saj perpara se ciles asnje gjykate e gjykates, sado i trysnuar qofte nga pushteti, nuk mund te mbylle syte. Pasojat do te ishin shume te renda”, paralajmeroi Xhacka. Sipas saj, Sali Berisha permes Ristanit, u tregoi shqiptareve e nderkombetareve se c’momente kritike po kalon demokracia shqiptare, ku po mohohet seriozisht e drejta e popullit per te zgjedhur permes votes perfaqesuesit e tij. Ne emer te PS-se, Xhacka theksoi se e pa i madh e i vogel sesa haptazi e ne c’menyre primitive u cenua integriteti i kutive te votimit per te manipuluar votat ne favor te Lulzim Bashes. “E pa i madh e i vogel sesi ne pjesen me te madhe te kutive mungonte kodi i peste, pikerisht ai kod qe mbyll hapesiren nga ku zgjedhesit hedhin fletet ne kuti. E pa cdo shqiptar e nderkombetar sesi gjysma e kutive kishin flete manget dhe gjysma tjeter flete me tepri, te cilat gjithnje favorizonin Lulzim Bashen dhe qe tregojne qarte se pushteti ka futur duart ne votat e qytetareve per te grabitur fitoren e opozites ne Tirane”, vijoi ajo. Socialistja shtoi se te gjithe i pane kutite e shqyera dhe fletet jashte zarfeve, por ne kete rast, do te mjaftonte fakti qe rojtari i kutive te votimit ne Lunder eshte nipi i Sali Berishes per te kuptuar se cfare niveli ka arritur manipulimi i rezultatit te Tiranes. “Tirana e ka sot nje fitues, fitoren e te cilit e pa e gjithe Shqiperia. Ai eshte Edi Rama, i cili fitoi me dhjete vota avantazh ndaj Saliut, Lulit, Ilirit, dublimeve, votuesve shetites nga mbare trevat shqiptare, kartave false te identitetit, presioneve, kercenimeve e blerjeve te makinerise manipuluese te pushtetit”, renditi Xhacka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›