Manjani: Pse Rama nuk kerkon dot pavlefshmeri Rozeta Rapushi
Ankesa e Partise Socialiste kunder rezultatit te zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes dhe pavlefshmeri ne 284 qendra votimi, calon nga pikepamja ligjore, por edhe morale. Keshtu u shpreh dje perfaqesuesi ligjor i Levizjes Socialiste per Integrim, ne KQZ, Ylli Manjani, duke theksuar se ankesa e PS-se nuk perputhet me asnje nga tre kriteret e ligjit, Kodit Zgjedhor, per pavlefshmeri. “Nuk ka shkelje te ligjit dhe nuk eshte fatkeqesi natyrore fakti qe Edi Rama humbi zgjedhjet, mund te jete politike por jo natyrore. Ndaj nuk ka pse te mbahet peng procesi sepse Rama i humbi zgjedhjet”, tha Manjani. Ai shpjegoi se ne Kodin Zgjedhor, ne nenin 160 te tij percaktohen mjaft qarte se kur mund te kerkohet pavlefshmeri e zgjedhjeve. Me konkretisht, kur ka ndodhur shkelje e ligjit, fatkeqesi natyrore ne permasa te tilla, qe kane penguar pjesemarrjen e zgjedhesve ne votim ose votimi nuk ka filluar apo eshte pezulluar per me shume se gjashte ore; dhe per cilindo nga keto shkaqe eshte cenuar procesi zgjedhor ne nje mase te tille qe mund te kete ndikuar ne ndarjen e mandateve ne zonen zgjedhore ose ne shkalle vendi. “Ankesa e PS-se nuk mbeshtetet ne asnje nga keto pika ndaj ajo calon nga pikepamja ligjore”, vijoi Manjani. Po ashtu, ai rrezoi edhe pretendimin e opozites se rezultojne 870 vota me shume se votues ne Tirane. “Qe ne daten 14 maj u tha se ka 870 vota me shume se votues ne Tirane. PS nuk e ankimoi kete shifer dhe as kerkoi pavlefshmeri te zgjedhjeve. Perkundrazi kerkoi qe KQZ te shpalle fitues Edi Ramen. Tashme, sot ngre po te njejtin argument duke e perdorur per kerkesen e tij per pavlefshmeri, me nje ndryshim, qe nuk eshte Rama me fitues, por Basha”, u shpreh Manjani. Pra sipas tij, duket qarte se tashme qe e pa se humbi, Rama kerkon pavlefshmeri te zgjedhjeve per shume qendra votimi ne Tirane. Nje ankese qe Manjani e quajti teresisht te pandershme. Nga ana tjeter, ai e cilesoi fyerje te qytetareve te kryeqytetit, faktin qe opozita del kunder numerimit te votave te hedhura ne kutine e gabuar. “Ato vota qe u hodhen ne kutine e gabuar, jane hedhur nga zgjedhesit. Ne asnje rast, nuk u provua qe fletet nuk i kane hedhur qytetaret apo dikush tjeter. “Ankimimi i ri i PS-se kunder vendimit te KQZ-se per vleresimin dhe numerimin e fleteve te hedhura ne kutine e gabuar, i kundervihet Kolegjit Zgjedhor dhe kerkon te delegjitimoje vendimet e tij per hapjen e te gjitha kutive te votimit per qendrat e votimit ne Tirane. Me kete kerkese, PS pozicionohet qartesisht kunder Kolegjit Zgjedhor, se KQZ-se po e po, por edhe kunder vullnetit te qytetareve te Tiranes”, vijoi Manjani.
KODI ZGJEDHOR
Pavlefshmeria e zgjedhjeve ne qendren e votimit
1. KQZ-ja, kryesisht ose me kerkese te subjekteve zgjedhore, i shpall zgjedhjet te pavlefshme ne nje apo me shume qendra votimi, ne rast se:
a) kane ndodhur shkelje te ligjit;
b) kane ndodhur fatkeqesi natyrore ne permasa te tilla, qe kane penguar pjesemarrjen e zgjedhesve ne votim; ose
c) votimi nuk ka filluar apo eshte pezulluar per me shume se gjashte ore; dhe per cilindo nga keto shkaqe eshte cenuar procesi zgjedhor ne nje mase te tille qe mund te kete ndikuar ne ndarjen e mandateve ne zonen zgjedhore ose ne shkalle vendi.
2. Subjektet zgjedhore, brenda 3 diteve nga shpallja e rezultatit nga KQZ-ja ose, sipas rastit, KZAZ-ja, kane te drejte te kerkojne ne KQZ shpalljen e pavlefshmerise se zgjedhjeve ne qendra te caktuara votimi.
3. Kerkesa per shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve duhet te permbaje shkaqet ligjore, pershkrimin e rasteve te shkeljeve dhe arsyetimin e detajuar per pasojen e tyre.
4. Shqyrtimi i kerkesave behet sipas procedurave te percaktuara ne pjesen X te ketij Kodi. KQZ-ja, ne marrjen e vendimit per pavlefshmerine e zgjedhjeve, mund konsultohet me KZAZ-ne perkatese. Ne arsyetimin e vendimit te KQZ-se duhet te pershkruhet shkaku ligjor, rastet e vertetuara te shkeljeve dhe arsyetimi i detajuar per pasojen e tyre.