Xhaçka: Koha e caktimit të një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare!

Shqipëria i ka kërkuar Gjermanisë caktimin e një date të qartë të fillimit të bisedimeve të anatërësimit në BE. Në deklaratat pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Qeverisë Gjermane për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, Ministrja shqiptare Olta Xhaçka tha se është koha për të vepruar e shënuar arritje të prekshme.
“E kemi thënë shumë shpesh, që rajoni ka nevojë për një qasje strategjike nga ana e BE dhe që kosto e izolimit të Ballkanit Perëndimor është ku e ku më e lartë sesa kosto e integrimit. Dhe sot, pas sinjaleve pozitive që na kanë ardhur nga shumë vende e përfaqësues të BE, përfshirë Përfaqësuesin e Lartë Borrell e sot z. Sarrazin, kemi arsye të shpresojmë që e gjithë Europa e ka kuptuar këtë të vërtetë…..Ajo për të cilën biem dakord është që sot rajonit i nevojiten veprime konkrete nga ana e BE. …Duke filluar sigurisht nga caktimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare e duke vazhduar domosdoshmërish me artikulimin e një vizioni të qartë e të prekshëm integrimi për çdo vend të rajonit, sidomos në zonat ku sot ka më shumë tensione e potencial për konflikt”, tha Xhaçka.