E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka: Meta dhe Berisha aktorë të krizës politike

Partia Socialiste reagoi menjëherë pas ftesës për idalog të bërë nga zëvendëskryeministri, Ilir Meta, duke deklaruar se Meta bashkë me Berishën janë aktorët kryesor të krizës politike.
"Ky njeri, që është sot paterica që mban Sali Berishën në pushtet, duhet t'i shpjegojë të gjithë shqiptarëve pse në datën 19 dhjetor ata nuk do të mund të lëvizin lirisht në Evropë, pse Shqipëria ngeli në klasë dhe do të jetë e fundit që do të liberalizojë vizat me Bashkimin Europian", deklaroi deputetja, Olta Xhaçka.
Ajo shtoi se "nëse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë vërtet të interesuar për të zgjidhur krizën, ku vetë Ilir Meta dhe Ministrat e partisë së tij janë aktorë kryesore duke rritur çmimin e energjisë dhe koston e kujdesit shëndetësor, le të hapin kutitë dhe të zbardhin të vërtetën e 28 Qershorit".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›