Xhaçka: Vokshi përfitoi miliona dollarë nga qeveria
Me anë të një deklarate, deputetja Olta Xhaçka është shprehur se korrupsioni tashmë ka kapur shtetin shqiptar, megjithëse lufta ndaj këtij fenomeni duket të jetë angazhimi kryesor i qeverisë.
Duke folur për rastin e deputetes Vokshi, deputetja opozitare tha se bashkëshorti i saj është aksionarë kryesor i një kompanie të regjistruar në ishujt Kajman, e cila aktualisht vepron në fushën e nxjerrjes së naftës dhe gazit natyror në Shqipëri.
“Siç mund të shohim nga formulari i QKR për këtë kompani, Arian Tartari është regjistruar si përfaqësuesi i saj ligjor në Shqipëri, që nga 2 Prilli 2008. Vetëm katër muaj më vonë, me anë të këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, kompanisë së zotit Tartari i janë dhënë në kontratë konçesionare tre fusha prodhimi nafte dhe një gazi natyror, me një kontratë që nuk merr parasysh interesat e qytetarëve shqiptar, pronarët e vërtetë të naftës në Shqipëri, por interesat financiare të atëherë këshilltares ekonomike të Kryeministrit, në këtë rast në konflikt flagrant interesi me detyrën e saj”, sqaroi ajo.
Më tej, deputetja Xhaçka u shpreh se sipas kontratës konçesionare, kompania e zonjës Vokshi kishte të drejta financiare mbi 30% të prodhimit ekzistues në 2008 dhe 100% të drejta mbi rritjen e prodhimit që atëherë, duke paguar shtetin shqiptar vetëm 2-6 % taksë mbi këtë fitim.
“Thënë ndryshe, kompanisë së zonjës Vokshi i janë dhënë dhjetëra miliona dollarë naftë shqiptare me të drejta pronësi për 25 vjet, me taksa qesharake e praktika korruptive. Pasuria publike e shqiptarëve i është falur burrit të këshilltares së Berishës nga vetë Berisha”, vijoi ajo. Në fund të deklaratës, deputetja e PS-së është shprehur se në këtë rast, vetë deputetja ka konflikt interesi me postin e saj, duke i dhënë burrit të saj miliona dollarë pasuri publike.