E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohen 8 persona për mashtrim

Tetë persona u arrestuan sot nga policia e kryeqytetit me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit kompjuterik.
Sipas burimeve nga policia e Tiranës, pesë nga të arrestuarit janë punonjës të agjencive të udhëtimit të cilët dyshohet se kanë vjedhur kompanitë ajrore që operojnë nga Shqipëria.
Shuma e vjedhur dyshohet se është me tepër se 100 mijë euro. Hetimet për këtë rast sipas policisë së Tiranës kanë nisur rreth 3 muaj më parë.
Vjedhja realizohej me anë të çkodimit të kartave të kreditit të shtetasve të huaj me të cilat bëheshin pagesat e biletave të udhëtimit për persona që niseshin nga Shqipëria.
Shtetasit të cilëve u janë vjedhur paratë nga kartat e kreditit janë rezidentë në SHBA dhe Kanada.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›