E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata konfiskon pasurin e Balliut i denuar me 14 vjet burg

TIRAN- Gjykata per Krime te Renda ne kryeqytet me kerkese te institucionit te akuzes vendosi konfiskimin e pasurise se luajtshme dhe te paluajtshme te denuarit per trafik droge shtetasit Bledar Balliu. Ka qene treshja gjykuese e perbere nga gjyqtaret Ardit Mustafaj Bardhyl Dhamo dhe Flora Hajredini te cilet pas kerkeses se prokurorit Adnan Xholi vendosen kalimin ne pronesi te shtetit te dy apartamenteve dhe shumes prej 70 mije euro qe figuronin ne emer te denuarit apo pjesetareve te familjes se tij.


Ky konfiskim i bazuar ne ligjin Antimafia u kundershtua nga avokati mbrojtes Petraq Semani qe kerkoi mos konfiskimin e kesaj pasurie per shkak se ata ishin siguruar nga prinderit e te denuarit gjate punes ne emigracion. Keshtu me vendim te treshes gjykuese te denuarit me 14 vjet burg per akuzen e trafikut te lendeve narkotike ne bashkepunim shtetasit Bledar Balliu iu konfiskuan dy apartamentet njeri ne Tirane dhe tjetri ne Golem te Durresit si dhe shuma prej 70 mije eurove te sekuestruara nje personi te trete por qe ishin ne pronesi te te denuarit.


Sipas vendimit apartamenti qe ndodhet ne Tirane ne rrugen Sami Frasheri me siperfaqe prej 101 metra katror dhe apartamenti ne Durres 1 - 1 dhe ambientet ndihmese me siperfaqe 75 metra katror se bashku me te gjitha pajisjet brenda jane konfiskuar. Gjithashtu edhe shuma e parave prej 70 mije eurove te gjetura dhe sekuestruara diten e arrestimit te Bledar Balliut nje personi te trete i cili ishte rruges per ne Vlore ku do blinte nje pasuri te patundshme ne emer te te denuarit u konfiskuan nga gjykata.


Keto pasuri sipas vendimit jane ngritur pas vitit 2003 kohe kjo kur mendohet se i denuari eshte marre me trafik te lendeve narkotike ne kuader te grupit te strukturuar kriminal ne bashkepunim. Veprat penale per te cilat eshte denuar i pandehuri Balliu jane konsumuar gjate viteve 2003-2004 nga Shqiperia ne drejtim te Italise Gjermanise dhe Holandes duke perdorur korrier te huaj. Gjithashtu mesohet se me vendimin e gjykates kjo pasuri kalon automatikisht ne administrim te zyres per Administrimin e Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara qe ndodhet prane Ministrise se Financave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›