E Shtunë, 31 Tetor 2026

Visoka, një tjetër “ekspres knockout”

- Xhavit Visoka ka shënuar edhe një tjetër rekord dhe një tjetër fitore në përballjen e tij të tretë në ringun profesionist. 34-vjecari prishtinas që këtë vit ka filluar karrierën si boksier profesionist në Sllovaki, ka mposhtur të premten hungarezin Andras Miskolczi me "knockout" pas vetëm dhjetë sekondash. "Gjithcka ka qenë gati e njëjtë si në duelin e kaluar kundër Micel Romanit, pasi që në kontaktin e parë Visoka ka arritur që të lëshojë të djathtën e tij shkatërruese, duke e rrëzuar në dysheme kundërshtarin. Gjyqtari ka filluar të numërojë, ndërsa trajneri i hungarezit ka hedhur peshqirin për të dorëzuar mecin", ka thënë pas duelit trajneri i Visokës, Haki Peci. "Me të vërtetë Xhaviti është shumë i përgatitur dhe qysh tani është gati për sfida të mëdha", ka shtuar ai. Edhe Xhavit Visoka është shprehur i kënaqur me fitoren e tretë radhazi në ringun profesionist dhe të dytën me "knockout". "I kisha premtuar Gjeneral Topit se do të fitoj me nokaut dhe këtë fitore ia dedikoj pikërisht atij", ka deklaruar pas ndeshjes Visoka, duke shtuar se e ndjen veten në formën më të mirë që ka qenë ndonjëherë. Duelin e radhës pesë herë kampioni i Kosovës në boksin amator do ta zhvillojë më 19 maj, ku do të luftojë për titullin ndërkombëtar të Sllovakisë në peshën gjysmë të rëndë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›