Xhafaj drejt largimit nga bardheblutë
Tiranë - Daniel Xhafaj pritet të largohet nga skuadra e Tiranës në merkaton e janarit. Shkaku i largimit të tij nga klubi bardheblu është shterpësia e tij në gola, duke arritur të shënojë vetëm një gol në 12 ndeshje. Lojtari është një nga më të paguarit tek skuadra më e madhë në Shqipëri, dhe gjendja e tij nuk e justifikon dot pagesën e lojtarit. Vlonjati aktualisht merr rreth 7 mijë euro në muaj tek skuadra e Tiranës.
Destinacioni i mundshëm i tij mund të jetë skuadra e Dinamos, në kontigjentin e së cilës lojtari ka qenë edhe më parë. Trajneri i ri i bardhebluve, Agustin Kola, është shprehur se ekipi i tij nuk ka nevojë për afrime të lojtarëve të rij në këtë merkato, gjë që nënkupton se nuk do të ketë as largime. Megjithatë në javët në vazhdim gjërat do të bëhen më konkrete edhe për vetë sulmuesin vlonjat.