E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferaj: Do të rrisim projektet kulturore

Mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve dhe Fondacionit Ndërkombëtar për Art dhe Kulturë u nënshkrua dje një memorandum mirëkuptimi, i cili ka për synim promovimin e artit dhe kulturës përmes mbështetjes së projekteve. Ministri Ferdinand Xhaferaj theksoi rëndësinë e nënshkrimit të këtij memorandumi, i cili do të përmirësojë zhvillimin e arteve vizuale dhe skenike. MTKRS ka një program të planifikuar mirë për zhvillimin e fushave të ndryshme

të artit dhe kulturës, theksoi ministri dhe për zhvillimin e këtyre projekteve ministria është e hapur për bashkëpunim. IMAF ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi dhe me Kosovën dhe Maqedoninë, të cilat do të shërbejnë dhe për shtimin e  projekteve rajonale në fushën e Artit dhe Kulturës. Profili i këtij fondacioni është aprovimi i granteve që do të mundësojnë përmirësimin dhe zhvillimin e arteve vizuale dhe skenike si dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, konservimet, restaurimet e veprave artistike dhe arkitekturore.

Last Updated on E Marte, 19 Janar 2010 21:20

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›