E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania ofron paketa të gjuhës angleze për mësuesit shqiptarë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës pati një takim me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Znj. Fiona Mcilëham dhe përfaqësuesen e British Council në Shqipëri Clare Sears. Gjatë takimit Ministri Tafaj dhe Ambasadorja Mcilëham diskutuan mbi ecurinë e Projektit Rajonal Future Schools që implementohet nga British Council, Microsoft dhe Ministritë e Arsimit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Në kuadër të këtij projekti, British Council do të ofrojë paketën

në shërbim të mësuesve shqiptarë lidhur me metodat bashkëkohore të mësimit të gjuhës angleze dhe mësimdhënies. Ministri Tafaj, falënderoi kontributin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar si dhe asistencën e ofruar nga prezenca e kësaj Ambasade në vendin tonë në fushën e arsimit. Ai theksoi se institucioni që ai drejton është shumë i interesuar për vazhdimësinë e bashkëpunimit me qeverinë Britanike, duke vënë në dukje nevojën e arsimit shqiptar për kurrikula me standarde bashkëkohore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›