E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferaj, ministri “viziton” statujën e Apolonisë

18/08/2010 Një “vëzhgim” nga afër statujës të zbuluar këto ditë në qytetin antik të Apolonisë e ka çuar ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, të vizitojë dje Apoloninë. Ai është prononcuar për zbulimin e statujës romake si dhe studimin e mirëfilltë të kësaj statuje. Kjo është hera e parë në 50 vitet e fundit që gjendet një statujë e përmasave të mëdha në Apoloni. Të fundit të këtyre dimensioneve kanë qenë statujat e zbuluara nga ekspedita ruso-shqiptare e drejtuar nga prof. Selim Islami dhe prof. Bllavatski në vitet 1958-1960. Ky është zbulimi më spektakolar i 50 viteve të fundit në Apoloni. Zbulimi është bërë më 13 gusht, në ditën e katërt të punimeve të ekspeditës shqiptaro-franceze, në sektorin e vilës romake “me impluvium”. Statuja, busti dhe koka e së cilës janë të ruajtura mjaft mirë, mendohet se është shtati i një atleti të epokës romake. Raporti zyrtar për zbulimin do të vijë nga ana e drejtuesve të ekspeditës që organizohet nga Instituti Arkeologjik i Qendrës së Studimeve Albanologjike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›