E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr masiv në Tiranë,plagosen 2 të rinj me thika

18/08/2010 Vëllai plagos vëllain me çifte

TIRANË- Nga dy sherre të ndodhura në vende e kohë të ndryshme kanë mbetur të plagosur tre persona. Kështu, pasditen e djeshme një grup të rinjsh u përleshën me thika tek shkolla “Vasil Shanto”, ku mbetën të plagosur 2 të rinj. Menjëherë ata u dërguan në Spitalin Ushtarak, pasi kishin marrë plagë të rënda, ku mjekët thonë se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, në polici janë shoqëruar 6 persona, ku midis tyre i dyshuar për plagosjet është K.Kodra, 20 vjeç. Ngjarja po sqarohet ende në polici për t’u zbardhur motivet. Sakaq, policia arrestoi Olsi Dinin, 23 vjeç, banues në Pezë Tiranë. Arrestimi i tij u realizua sepse më datë 14.08.2010, rreth orës 17.00’, për motive të dobëta, në komunën Pezë, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu vëllain e tij 40-vjeçarin Blerim Dini, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore. Materialet hetimore të përpiluara nga ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›