“Ndoshta krimin më monstruoz në 20 vjet”
18/08/2010 Kryetari i PBDNJ-së vazhdon politizimin e skajshëm të ngjarjes në Himarë
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, nuk ndalet në përpjekjet e tij për të shndërruar ngjarjen tragjike të Himarës, në një përplasje me sfond etnik. Dule, duke anashkaluar të gjitha ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, thotë se ajo e Himarës “ndoshta përbën krimin më monstruoz të ndodhur gjatë këtyre 20 viteve në vendin tonë dhe kjo sepse, sipas të gjithë treguesve të deritanishëm, kemi të bëjmë me një krim, i cili është i inspiruar nga motivet më të errëta, ato të urrejtjes etnike”. Në një intervistë dhënë për BBC-në, Dule thotë se partia politike që përfaqëson ndihet shumë e shqetësuar. “Nga njëra anë kemi një aspekt human, është një familje së cilës i humbi një jetë mjaft e re dhe, së dyti, është një fenomen shoqëror, të cilin duhet që ta shkulim. Nuk mund të justifikohet nga asnjë këndvështrim sot në vitin 2010, t’i thuhet cilitdo pse flet greqisht, apo anglisht, aq më tepër që dihet botërisht që në Himarë gjuha greke flitet në vazhdimësinë kohore. Edhe sikur kjo të mos ndodhte bëhet fjalë për gjuhën e një vendi, të një populli fqinj”, -pretendon ai. Vangjel Dule kërkon që t’i jepet fund një ambienti që stimulon veprime dhe qëndrime të tilla. “Ne jemi shumë të indinjuar dhe u shprehëm e do të vazhdojmë të shprehemi shumë ashpër për autorët e drejtpërdrejtë të këtij krimi, por edhe ata që qëndrojnë me frymën e tyre pas këtij akti. Këto ditë pati zëra dhe nga forca të organizuara politike që nuk hezituan, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, që të mbështesin në njëfarë mënyre autorët, të gjejnë kushte lehtësuese apo justifikuese në një kohë që historia është shumë e ashpër”, - tha ai. Kryetari i një partie që sipas emrit të saj duhet të mbrojë të drejtat e të gjithë shqiptarëve, por që merret vetëm me minoritetin grek në vend, thotë se çdo qeveri të ndryshojë kursin e politikave dhe se nuk ka vend për retorikë boshe dhe shterpë, “për sa i përket respektimit të të drejtave të minoritetit, duhet që ato t’i respektojmë de facto”. Kryetari i PBDNJ-së, duke u ndalur tek Himara, thotë se në atë zonë është një strukturë policore, e cila ka qenë problematike. “Nuk është hera e parë që në Himarë ndodhin incidente të tilla. Kësaj here ishte fatale, humbëm jetë njeriu. Por mos harroni se edhe në zgjedhjet lokale të 2000, 2003 dhe 2007, por kryesisht në ato të vitit 2003 patëm lëndime me thika, patëm njerëz që vajtën në buzë të vdekjes dhe vetëm falë ndërhyrjes së menjëhershme, kurimit në institucione të specializuara të shëndetësisë u rikthyen në jetë dhe nuk pati asnjë të ndëshkuar. Ka një tolerancë sistematike ndaj provokuesve të banorëve të Himarës, për sa i përket gjuhës së tyre, identitetit të tyre në një kohë që ka një ashpërsi dhe një zell të tepruar ndaj çdo himarjoti që manifeston përkatësinë e tij etnike”, - tha ai. I pyetur në lidhje me grevën njëorëshe të minoritarëve, ai tha se ishte një veprim simbolik për të përcjellë mesazhin e solidaritetit ndaj familjes, nderim të kujtimit të të riut që humbi jetën. Por, Dule duket qartazi që vepron gjithnjë sipas interesit të një minoritari grek. Edhe atëherë kur kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano urdhëroi shkuljen e tabelave në gjuhën shqipe në aksin kombëtar Llogara-Himarë dhe për këtë atij iu hap një proces gjyqësor, Dule tha se gjithçka ishte me sfond etnik.
Vlerësimi
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, pranon se reagimi zyrtar nga ana e politikës së Greqisë është më se legjitim, pasi ajo interesohet për fatin e minoritetit grek në një vend tjetër. “Athina dihet që ka një interes legjitim për fatet e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek. Nuk është kjo një e drejtë e Athinës se është Athina, por është e çdo shteti për pjesëtarët e minoritetit të tij në një vend tjetër. Por edhe kjo sikur të mos ndodhë, besoj se jemi një vend anëtar i NATO-s, Greqia është partnerja jonë, aleatja jonë, jemi një familje”, - ka thënë Dule.