E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferraj: Opozita të largojë panikun e zgjedhjeve

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, i bëri thirrje opozitës në Kuvend që të largojë panikun e zgjedhjeve dhe të festojë hyrjen e Shqipërisë në NATO. "Për vetëm dy ditë hiqni panikun e zgjedhjeve. Nuk është mirë që edhe këto dy ditë të dëshmoni që jeni në panik", iu drejtua z. Xhaferraj deputetëve të opozitës, ndërsa nënvizoi se "nuk është mirë për ju, as për ne dhe as për vendin, që të rreshtoheni tek 5%-shi antiNATO". Ju, vijoi ai, nuk jeni tek 5%-shi, ju jeni opozita kryesore në vend dhe nuk e meritoni të jeni aty. Duke theksuar se anëtarësimi në NATO është vlerësim për reformat e thella të qeverisë gjatë katër viteve, deputeti demokrat nënvizoi se "maxhoranca në këtë proces dha garanci për të ardhmen e vendit".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›