E Diel, 1 Nëntor 2026

Profil/Gjergj Kol Uci, një nga rapsodët tanë më të vjetër

Rapsodet popullore tani kane mbetur pak e midis tyre dallohet Gjergj Uci. Eshte nje burre i gjate, eshtak, me tipare e sy qe rrefejne se ka qene dikur mjaft i pashem, malesor tipik verior, bash si ata trimat qe pershkruhen ne ciklin e kreshnikeve. Mbase edhe paraqitja ka ndikuar qe ky njeri te duket si rapsod i vertete. Biografia e tij krijuese eshte shume e pasur. I lindur ne 1935 ne Fushe-Kuqe, ku edhe banon aktualisht, i rritur ne mes te nje populli me histori, kulture dhe ngjarje te medha, ai u brumos ne artin e tij kryesisht pas poezise. Qe ne moshen 13-vjeçare, ne v.1948 ai njihet dhe miqesohet perjete me shkrimtarin Kole Jakova nen perkujdesjen e te cilit fillon rrugen e artit te poezise. Ne vitet e metejshme ai perfeksionon dijenite dhe njohjet ne fushen e letersise duke u bere krijues i folkut, i rapsodive, elegjise, poezise, poemes e kenges. Nderkohe shquhet si interpretues, drejtues artistik dhe regjizor per vite me radhe. Gjergj Uci eshte pjesemarres i gjashte festivaleve kombetare te folklorit nga te cilat pese ne Gjirokaster dhe nje ne Lezhe me rastin e 500-vjetorit te vdekjes se Gjergj Kastriotit. 

Ai eshte mbajtes i shume çmimeve ne aktivitete te ndryshme te artit te folkut dhe te skenes se teatrit. Nder te tjera, kujtojme Çmimin II ne festivalin e Lezhës (1968), medaljen e festivalit te Vlores (1969) me ansamblin e Krujes, medalje ne festivalin e grupeve amatore ne Peshkopi (1969), medaljen e shkalles se dyte per interpretim si aktor ne festivalin e Lezhes (1981), flamurin e festivalit te lojrave popullore me grupin e Krujes ne Lezhe (1972) etj. Gjergji shquhet edhe si regjisor, ku mund te permenden dramat e vena prej tij me grupin teatror te Milotit si “Baca e Gjetajve”, “Gjaku i Arberit”, “Ne emer te lumturise”, “Toka Jone”, etj. Ai eshte jo vetem krijues por dhe interpretues i madh i shume skeçeve, fabulave, grimcave humorisike, lojra popullore etj.

Qe ne ditet e para te levizjes demokratike te popullit shqiptar ai angazhohet me popullin e Komunes se Fushe-Kuqes te cilet vazhdimisht e kane zgjedhur ne keshillin e kesaj komunes dhe njekohesisht megjithese i ka lene te 75-tat, kryen edhe detyren e Kryeplakut ne fshatin e tij te lindjes. Per merita te shquara dhe kontribut ne krijimin, levrimin, interpretimin e gjinise se poezise kryesisht te folklorit si dhe aktrimin apo drejtimin e shume pjeseve teatrale, Gjergj Uci eshte dekoruar nga Presidenti i Republikes me medaljen “Naim Frasheri” te Shkalles se Pare. 

Duke kujtuar e nderuar kete njeri te shquar e te urte i cili edhe se ne moshe shume te thyer vazhdon te krijoje, i urojme jete te gjate atij dhe familjes se tij te respektuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›