Xhaferraj: Rinia, në qendër të politikave në MTKRS
MTKRS organizoi aktivitetin me temë Seanca Dëgjimore Kombëtare, me përfaqësues të strukturave rinore, organizatave rinore, institucioneve dhe autoriteteve që merren me çështjet e rinisë me fokus Rinia, Legjislacioni, Pjesëmarrja , në bashkëpunim me Këshilli Evropës. Në Konferencë mori pjesë ministri i MTKRS, Ferdinand Xhaferri, organizatat rinore në nivel lokal dhe kombëtar, institucioneve të linjë që lidhen me çështjet e rinisë dhe partnereve ndërkombëtarë.
Konferenca ndër të tjera diskutoi Dokumentin Rishikues të Politikave Rinore në Shqipëri, i cili është hartuar nga ekspertët shqiptarë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës. Ky dokument i rëndësishëm për politikat rinore, strategjinë kombëtare të rinisë dhe zbatimin e planveprimit në Shqipëri, përbën një udhërrëfyes për përmirësimin dhe forcimin e rolit të rinisë në hartimarrje, vendimmarrje, politikë dhe në realizimin e reforma e standardeve. Z. Ferdinand Xhaferraj, Ministër i TKRS-se u shpreh se është gjithmonë një kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në takime rinore, veçanërisht ndihem mirë cilësoi ai, kur konstatoj se të rinjtë shqiptare ndihen partnerë të barabartë me të rinjtë e rajonit dhe të BE. Dokumenti që do të diskutohet sot është rezultat i një pune serioze dhe me vullnet të mirë tw kryer nga ekspertët e Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me ekspertë profesionistë teknike dhe politikë shqiptarë në fushën e rinisë. Ky dokument vjen si pasojë e një analize të së shkuarës, vlerësimit të së tashmes dhe bazuar në këtë analizë hidhen piketat për të projektuar të ardhmen. Pra, në një vështrim të gjerë ky dokument është një përmbledhje faktesh, të dhënash, konkluzione dhe sugjerime shumë të rëndësishme për orientimin e të rinjve drejt pjesëmarrjes aktive në shoqëri, pohoi ministri Xhaferri. Më tej ai u shpreh se ju sot do të diskutoni mbi ndryshimet qenësore që kanë pësuar këto vite të rinjtë shqiptarë, duke filluar nga mentaliteti, arsimi, niveli i punësimit, edukimi, informimi, vendimmarrja dhe sipas tij të gjitha këto procese transformimi janë ndihmuar dhe po ndihmohen nga implementimi i projektit madhor i qeverisë shqiptare, Shqipëria në moshën e internetit. Programet komunitare ku organizatat rinore shqiptare në bashkëpunim me ekspertet e politikave rinore shqiptare në MTKRS, kanë marrë pjesë me projektet e tyre, kanë qenë prezent gjatë gjithë vitit 2009. Këtu ministri theksoi pjesën, ku aktivitetet për respektimin e minoriteteve, diskriminimin gjinor, dialogun ndërkulturor si dhe programet dhe aktivitet sociale, në luftën kundër drogës, AIDS, duhanit dhe mbrojtjes së të drejtave. Z. Xhaferraj iu drejtua të rinjve në sallë dhe të gjithë të rinjve në Shqipëri duke kujtuar dhe fjalën e kryeministrit të vendit në Kuvendin e Shqipërisë rreth katër muaj me parë, i cili u shpreh se do të shpaloste programin e qeverisë për katër vitet e mandatit të dytë. Për rininë kreu i qeverisë do të theksonte qartazi se rinia është prioritet. Kjo theksoi ministri nuk është retorikë politike, sepse faktet dhe rezultatet në këtë fushë janë të prekshme dhe të dukshme.
Last Updated on E Premte, 05 Shkurt 2010 20:15