E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri: Gruevski si Millosheviç-i

Kryetari i kuvendit të PDSH-së, Arbër Xhaferi ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Nikolla Gruevski, duke e krahasuar ate me ish-kriminelin dhe diktatorin serb Sllobodan Millosheviç. Ish-lideri i PDSH-së, Arbër Xhaferi në intervistën dhënë për agjencinë bullgare të lajmeve "Fokus" ka theksuar se në kontestin e emrit me Greqinë, kryeministri Nikolla Gruevski po tenton që të fusë krizën e brendshme në çështjet gjeostrategjike. "Me këto sjellje ai po më rikujton Sllobodan Millosheviçin. Mendoj se politika e tij është ajo se ai po tenton të luajë në një kartë gjoestrategjike të paramenduar dhe joreale", ka theksuar Xhaferri. Sipas tij, kjo lojë dhe këto provokime me interesat globale dhe gjeostrategjike është më e rrezikshme se paralajmërimet e shqiptarëve. "Gruevski dëshiron të luajë lojëra të mëdha, por nuk ka ekip për këtë, por edhe pjekuri politike, por as që di t'i kontrollojë ato gjëra", ka theksuar Xhaferri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›