Xhaferri: Të shpëtojmë durrësin nga betoni i Edit dhe Vangjushit
04/04/2011 Kryeministri Berisha inauguron rrugën Xhafzotaj. Prezanton kandidatin për Durrësin
Kryeministri Berisha në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Xhafzotaj-Fllakë-Bregdet, me gjatësi 13 kilometra dhe vlerë 360 milionë lekë, u kërkoi banorëve të komunës të votojnë kandidatin e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 8 majit. Duke nënvizuar se infrastruktura do të mbetet prioritet i qeverisë së tij për të katër vitet që pasojnë, kreu i qeverisë tha se mazhoranca paraqet alternativën më të mirë se ajo e kundërshtarit politik, kreut të PS-së, Edi Ramës. Ndërkohë që pasdite Berisha ishte sërish në Durrës për të prezantuar kandidatin për Bashkinë e tij, Ferdinand Xhaferrin. Ky i fundit gjatë fjalës së tij u shpreh se është kryetari socialist Vangjush Dako, ai që e ka shndërruar Durrësin në një qytet betoni. “A keni provuar ta shikoni detin nga rruga e plazhit! Është krejtësisht e pamundur. Kjo sepse Vangjushi është kujdesur vetëm për betonin. Kjo është arsyeja që janë prerë pa mëshirë qindra pemë në hyrje të qytetit dhe në qendër të Durrësit. Ato janë zëvëndësuar me beton dhe vetem beton. Pra, betoni ka shëmtuar dhe vashdon të shëmtoje një qytet me 3.000 vjet histori, të ndërtuar dhe të rindërtuar nga paraardhësit tanë në të njejtin vend. Aleanca për qytetarin (gjej rastin të falenderoj përzemërsisht aleatët për mbështetjen) ka përballe alëancen për betonin. “Betoni e Vetmja Rrugë” eshte slogani i Edit dhe Vangjushit që u shpalos edhe dje në këtë pallat” tha Xhaferri. Ndërsa kreu I PD-së Berisha do të shprehej se . “Ju falënderoj qytetarë për mbështetjen që i keni dhënë mazhorancës për ndryshimin e Durrësit dhe mbështetjen e dhënë mazhorancës së Shqipërisë. Vij për të prezantuar kandidatin, njërin nga bijtë e tuaj ish- ministrin e suksesshëm të Kulturës, Ferdinand Xhaferri”, tha kryeministri Berisha. Këto vite, vijoi ai, kemi bërë çdo gjë për t’i dhënë Durrësit infrastrukturën e një qyteti modern, pasi kemi investuar në territorin e bashkisë së Durrësit 60 milion dollarë.
Alternativat
Më parë kryeministri ishte në komunën e xhafzotaj dhe Katund të Ri, ku inauguroi dhe rrugën e që do u shërbejë 20 mijë banorëve. Mazhoranca qeverisëse, sipas kreut të Partisë Demokratike, njëherësh kryeministër i vendit, ka alternativën më të mirë për qytetarët shqiptarë, sigurisht edhe për ata të komunës Xhafzotaj dhe Katund i Ri.”. “Alternativa jonë është alternativa, e cila bazohet në shkolla, në rrugë, në ura, kanalizime, ullishte, përpunim, agrobiznes, bazohet në qendra shëndetësore moderne, në shërbime të mira ndaj jush. Por mbi të gjitha bazohet në fjalën e mbajtur, në mbajtjen e premtimeve tona. Krahas kësaj alternative ju keni edhe një alternativë tjetër, që bazohet në shpifje, në trillime, në sharje dhe në një fjalor krejtësisht të padenjë”, tha Berisha në fjalën e tij. Ai ftoi banorët të votojnë kryetarin e komunës, i cili, sipas shefit të ekzekutivit, këto vite ka treguar aftësi të mëdha menaxhuese, ka bërë përpjekje shumë të mëdha për të garantuar maksimumin e mbështetjes për ta. “Rrugën e vetme dhe lugën e artë, shqiptarët nuk ia pranojnë askërkujt më. Nga Tirana në Durrës mund të vish me tri rrugë, por njëra është e sigurt që s’të bie kurrë dhe kjo është rruga e vetme e shokut Rama, ndaj dhe ju ftoj ju, të votojmë kryetarin e komunës, i cili këto vite ka menaxhuar së bashku me ju fondet, dhe sot ato janë shndërruar në dhjetëra kilometra rrugë, shkolla, kanalizime dha kanë ndryshuar tërësisht komunën”, nënvizoi Berisha.
Fushata
“Ne ecim drejt një fushate të re elektorale. Në këtë fushatë sërish së bashku me ju do të hartojmë, do të identifikojmë të gjithë projektet që ju duhen ju, familjeve tuaja, komuniteteve tuaja për një jetë dinjitoze”.
Premtii
“Katër vitet që vijnë do të jenë vitet, në të cilat ne do të vazhdojmë politikën tonë të rritjes së pensioneve në fshat dhe ne qytet. Në katër vite që vijnë, ne do të vazhdojmë politikën tonë të rritjes së rrogave për punonjësit”.
Batuta
“Së fundi, siç e dëgjuat mbrëmë, alternativa e tij degjeneroi në historitë e baba Çemit. Më duhet t’i them shokut Rama se me historitë e baba Çemit dhe me rrugën e vetme të partisë së lavdishme, 45 vjet u tha dynjaja”.